Page 230 - Demo
P. 230
Funksionet gramatikore të fjalëve në fjaliPra, vetëm fjalitë a) dhe d) janë të sakta, ndonëse fjalët nuk kanë të njëjtin rend në fjali. Në fjalinë b), të njëjtat fjalë ruajnë të njëjtin rend si në fjalinë a), por, pavarësisht kësaj, fjalia është e papranueshme. Çfarë i mungon kësaj fjalie? Fjalët duhet të lidhen mes tyre sipas rregullave gramatikore të gjuhës. Kështu, mes kryefjalës dhe kallëzuesit duhet të ketë përshtatje në vetë dhe në numër: nxënësit takuan (veta e tretë, numri shumës) Mes kallëzuesit dhe kundrinorit, duhet të ketë drejtim në rasë: e takuan shkrimtarin (Folja kalimtare “takoj” e kërkon emrin në rasën kallëzore dhe kështu emri luan rolin e kundrinorit të drejtë.) Mes kallëzuesit dhe rrethanorëve, duhet të shprehet rrethana ose rrethanat, në të cilën kryhet veprimi: e takuan të hënën / e takuan në studion e tijEmri “studio” ka përpara një parafjalë të rasës kallëzore, ndaj nuk mund të vendoset në një rasë tjetër. Edhe përemri “e tij” duhet të përshtatet me emrin që ndjek.Pra, lidhja e fjalëve në fjali bëhet në bazë të rregullave të caktuara gramatikore. Kjo lidhje mund të realizohet në mënyra të ndryshme. Në varësi të saj, përcaktohet edhe funksioni gramatikor i fjalëve. a) Të hënën, nxënësit e takuan shkrimtarin në studion e tij.b) E hëna, nxënësit e takuam shkrimtari në studios të tij.c) Te henen, nxensit e takuan shkrimëtarin në studion e tijë.d) Shkrimtarin, nxënësit e takuan të hënën në studion e tij.Cila prej fjalive është e saktë? Pse? Krahasoni variantet e gabuara: ç’i dallon ato prej njëra-tjetrës? Argumentoni përgjigjet tuaja.Fjalia nuk është një shumë e çfarëdoshme fjalësh, përkundrazi, fjalët lidhen sipas rregullave të caktuara të gramatikës, duke formuar kështu njësi të ndryshme sintaksore, siç janë gjymtyrët e fjalisë dhe fjalia. KujdesFjalët mund të luajnë rol drejtues, ose të jenë të varura. Fjalët luajnë rol drejtues, kur u caktojnë fjalëve të tjera formën e shprehjes dhe rolin e tyre në fjali.2282

