Page 232 - Demo
P. 232
USHTRIME1 Analizoni shembujt e mëposhtëm. Shpjegoni gabimet dhe klasifikojini ato sipas tabelës së dhënë.Ndarja e mbetjeve ndihmojnë mrojtjen e mjedisit.Ndaria e mbetieve ndihmonë mrojtien e miedisit.Ndarja ndihmon e mbetjeve mbrojtjen e mjedisit.E ndihmon mbrojtjen e mjedisit, ndarja e mbetjeve.Fjalë me gabime drejtshkrimore Grup fjalësh pa lidhje sintaksore 2 Cilat fjalë dalin si gjymtyrë të varura dhe cilat, drejtuese? Argumentoni përgjigjen tuaj.Prerja e pemëve dëmton rëndë mjedisin tonë.Këtu nuk lejohet pirja e duhanit.Ngrohja globale është bërë tashmë një kërcënim serioz.A duhet të vazhdojë gjuetia e kafshëve të egra?3 Ndërtoni pesë fjali, ku fjala “rrugë” të dalë si:kryefjalë____________________________________________________________________________________________________________________________________kundrinor i drejtë ____________________________________________________________________________________________________________________________________kundrinor i zhdrejtë____________________________________________________________________________________________________________________________________rrethanor____________________________________________________________________________________________________________________________________përcaktor____________________________________________________________________________________________________________________________________4 Bëni analizën e gjymtyrëve në pjesën e mëposhtme.– Ku është hyrja? – pyeti Mark Alemi. Njeriu tregoi me dorë anën e djathtë. Mënga e xhybes së tij ishte aq e gjerë, saqë ajo nuk mori aspak pjesë në tregimin e krahut. “O, Zot, ende me këto veshje,” – mendoi Mark Alemi duke ecur në drejtimin që i dha ajo dorë e hollë midis asaj mënge të përbindshme. Pas një copë here ndjeu përsëri ca hapa përbri tij. Ishte prapë njeriu me xhybe.Sintaksë230

