Page 233 - Demo
P. 233


                                    Fjalia e thjeshtë ka vetëm një kallëzues.Fjalia e përbërë ka dy ose më shumë kallëzues. Pjesët e fjalive të përbëra, formojnë fjali të përbëra me bashkërenditje, kur bashkohen me lidhëza bashkërenditëse dhe fjali të përbëra me nënrenditje, kur bashkohen me lidhëza nënrenditëse.KujtojmëFjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe ato me nënrenditjeLexoni me kujdes fjalitë e mëposhtme.1) Me nisjen e shirave dhe nën kërcënimin e daljes së lumenjve nga shtrati me pasojë përmbytjen e mundshme të të gjitha zonave të ulëta të atij qarku, u mblodh, si çdo vit, këshilli i emergjencës, për të diskutuar rreth masave parandaluese, si dhe evakuimin e banorëve në rast rreziku.2) Vendosën të largoheshin.Cila prej fjalive është e thjeshtë dhe cila e përbërë? Argumentoni përgjigjen tuaj.Siç bëhet e qartë nga përkufizimi i mësipërm, lloji i fjalisë nuk përcaktohet nga sasia e fjalëve që e përbëjnë atë, por nga numri i kallëzuesve, duke qenë se rreth kallëzuesit grupohen të gjitha grupet e fjalëve, për të krijuar një njësi të vetme kallëzuesore. Kështu, fjalia 1) sado të jetë e zgjeruar me grupe fjalësh, ka vetëm një kallëzues, foljen “u mblodh”, ndaj e klasifikojmë si fjali të thjeshtë.Fjalia 2) formohet prej vetëm dy fjalësh, të cilat janë folje (“vendos”, “largoj”) dhe secila prej tyre shërben si kallëzues. Pra, kemi dy kallëzues. Për rrjedhojë, fjalia 2)është një fjali e përbërë. Secili prej këtyre kallëzuesve mund të zgjerohet me fjalë a grupe fjalësh që kryejnë funksione sintaksore të ndryshme në varësi të lidhjeve që realizohen.Zvogëloni aq sa është e mundur fjalinë 1) dhe zgjeroni sa më shumë fjalinë 2), duke ruajtur të njëjtin numër kallëzuesish. Diskutoni së bashku shembujt e krijuar.Llojet e fjalive të përbëraPjesët e fjalive të përbëra mund të kenë marrëdhënie të ndryshme mes tyre. Ato mund të shprehin lidhje barazie ose varësie. Lidhja e barazisë realizohet në ato raste, kur asnjëra nga pjesët e një fjalie të përbërë nuk varet prej tjetrës. Pra, secila mund të qëndrojë si fjali më vete. Dallimi mes fjalisë së thjeshtë dhe fjalisë së përbërë2313
                                
   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237