Page 234 - Demo
P. 234
Lidhni fjalitë e mëposhtme në një fjali të vetme.Asaj i pëlqen teatri. Atij i pëlqen kinemaja.Si e gjykoni fjalinë e mëposhtme? Ç’ndodh nëse fjalën “teatri” e zëvendësojmë me fjalën “shumë”? A ka të bëjë kjo me kuptimin e fjalës apo rolin që kryen ajo në fjali? Asaj i pëlqen shumë, kurse atij i pëlqen kinemaja.Nevojën e kallëzuesit të pjesës së parë mund ta përmbushë edhe një pjesë e tërë fjalie. Si e gjykoni fjalinë e mëposhtme? Argumentoni përgjigjen tuaj. Asaj i pëlqen ç’i pëlqen atij.Kur mes pjesëve të një fjalie të përbërë vendosen lidhje varësie, kemi të bëjmë me fjali nënrenditëse. Lidhja e varësisë, nënkupton se njëra pjesë fjalie varet prej pjesës tjetër, e cila e drejton të parën. Vëreni me kujdes fjalitë e mëposhtme.a) Nuk e di orarin, por do të pyes. Ose: Nuk e di orarin. Do të pyes.b) Nuk e di se kur fillon mësimi. Ose: Nuk e di… Kur fillon mësimi?Pjesët e fjalisë a):“nuk e di orarin; do të pyes”, janë në marrëdhënie barazie me njëratjetrën, sepse foljet e tyre janë të plotësuara me gjymtyrët e domosdoshme, ndaj ato mund të qëndrojnë si fjali të thjeshta më vete.Pjesa e parë e fjalisë b) nuk mund të qëndrojë e shkëputur nga pjesa e dytë, sepse foljes “di” i mungon gjymtyra e domosdoshme me vlerë kundrinori: “Çfarënuk di?” Kësaj pyetjeje i përgjigjet e gjithë pjesa e dytë: “kur fillon mësimi”. Nisur nga roli që kryejnë, këto pjesë emërtohen përkatësisht, pjesë kryesore dhe pjesë e varur e fjalisë së përbërë me nënrenditje.Fjalia nënrenditëseSintaksë232

