Page 238 - Demo
P. 238


                                    Përdorimi i presjes në fjalitë me bashkërenditjeNdahen me presje:a. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat e përsëritura edhe..., edhe; hem..., hem... ; as..., as ... ; o ..., o ... ; ose..., ose... ; ja..., ja...; herë..., herë...Dhe kënga kish mbaruar, / dhe mikrofoni ishte flakur, / dhe vetë këngëtari ndihej shumë i lodhur, / dhe me zor merrte frymë…b. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat dyshe jo vetëm..., por edhe...; le që..., por edhe...Le gomari që na ngordhi, por s’na lënë rehat edhe mizat. c. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat kundërshtore po (por), kurse, ndërsa, veçse, veç, vetëm se... Në mëngjes zgjohej qëmenatë, kurse në mbrëmje e zinte gjumi herët.ç. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat përmbyllëse prandaj, andaj, ndaj: Kishin veshur atlete, prandaj nuk u dëgjua zhurma e tyre.d. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzën pa: Ta kisha parë edhe një herë, pa ç’të ishte!USHTRIME1 Vendosni presjet në vendin e duhur. Shpjegoni rastin e përdorimit të tyre.As unë nuk shkova as ai nuk më kërkoi.Mësuesja shpjegonte por ai nuk e kishte mendjen.Vera kishte ardhur para kohe prandaj njerëzit ishin me veshje të lehta.Jo vetëm erdhi vonë por nuk kërkoi as falje.Të luaja edhe një herë pa të shkoja.2 Shpjegoni rastin e përdorimit të pikës dhe presjes në fjalitë e mëposhtme.Binte shi, por ata e mbanin çadrën mbyllur. Edhe iu jepja të drejtë atyre, edhe i kritikoja. Ose shtrëngonte acari i akullt, ose vërshonin nga malet valët e shkumëzuara.3 Lidhni shembullin me rastin.Ndahen me presje: Shembull /Shto shembull tjetër Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat dyshe: jo vetëm..., por edhe...; le që..., por edhe...Guri pëlcet, po njeriu s’pëlcet................................................................................................Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat kundërshtore: po (por), kurse, ndërsa, veçse, veç, vetëm se...Le çanta që na humbi, por na morën edhe çelësat. ...............................................................................................Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat përmbyllëse: prandaj, andaj, ndaj...Vetëm të vinte me ne, pa të bëhej ç’të bëhej!...............................................................................................Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzën pa. Ishte e pamundur që të ecnim nëpër atë rrugë, prandaj i ramë gjatë................................................................................................2364
                                
   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242