Page 239 - Demo
P. 239


                                    Fjalitë e përbëra me nënrenditje ftilluese: kryefjalore, kundrinoreNisur nga lloji i lidhjes dhe marrëdhënies që vendoset mes pjesëve, fjalitë e nënrenditura mund t’i klasifikojmë në tri grupe. Tabela e tipareve dalluese të fjalive të përbëra me nënrenditjeFjali me pjesë të varurLidhja mes pjesës kryesore dhe asaj të varur Shembull pjesë kryesore +pjesë e varurftilluesePjesa e varur është e domosdoshme dhe plotëson kallëzuesin e pjesës kryesore. Mendoj se janë nisur.U vendos të ktheheshin.Mendoj + se janë nisur.U vendos + të ktheheshin.rrethanorePjesa kryesore mund të qëndrojë edhe pa pjesën e varur. Nuk dola sot, sepse binte shi. Do të dal më vonë, kur të pushojë shiu.Nuk dola sot, + sepse binte shi.Do të dal më vonë, + kur të pushojë shiu.përcaktorePjesa e varur përcaktore nuk lidhet me kallëzuesin e pjesës kryesore, por me një gjymtyrë emërore të saj.E lexova librin që më dhurove. E lexova librin + që më dhurove.Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur ftillueseFjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditura ftilluese përbëjnë një grup më vete brenda fjalive të nënrenditura. Në këto fjali, pjesa e varur është e lidhur ngushtësisht me kallëzuesin e pjesës kryesore, si pjesë e domosdoshme e tij.Për të kuptuar këtë lloj lidhjeje, së pari kujtojmë se edhe në fjalinë e thjeshtë, kallëzuesi, kërkon një numër të caktuar gjymtyrësh të domosdoshme, në varësi të llojit të foljes me të cilën shprehet. Vëreni me kujdes shembujt e mëposhtëm.a) Vetëtin.b) Peshqit notojnë.c) Ajo ndezid) Ata i dhuruanSi i gjykoni këta shembuj? Përse shembujt c) dhe d) janë të paplotë? Ç’gjymtyrë kërkon kallëzuesi për secilin rast? Kallëzuesve në fjalitë a) dhe b) mund t’u shtojmë rrethanorë, por jo kundrinorë. Kështu mund të themi: Peshqit notojnë grupe-grupe, të shkujdesur, në det.Por nuk mund të shtojmë asnjë kundrinor, sepse kjo folje nuk e pranon atë, pra nuk mund të themi: Peshqit notojnë detin/notin etj.Përkundrazi, në shembujt c) dhe d) sado ta zgjerojmë kallëzuesin me rrethanorë, fjalia nuk qëndron, sepse këta kallëzues kërkojnë të plotësohen me kundrinorë, pavarësisht në ka apo jo rrethanorë të shprehur. Kështu, kallëzuesit “ndezi” mund t’i shtojmë disa rrethanorë, por fjalia nuk qëndron:Ajo ndezi menjëherë, në dhomë… Kallëzuesi shtron pyetjen ç’ndezi? – Ajo ndezi dritën.2375
                                
   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243