Page 24 - Demo
P. 24
Studim teksti3 Odiseja njihet si personazh dinak dhe shumë i zgjuar. Pse nuk ia tregon emrin e tij të vërtetë Ciklopit?Duke i thënë këtë emër, mund t’i shkaktojë frikë atij.Ka frikë se Ciklopi e di profecinë që dikush me emrin Odise do ta verbojë.Të gjithë e dinë që Odiseja është më i fortë fizikisht se Ciklopi.4 Odiseja nuk pranon t’u nënshtrohet rrethanave. Ai vendos të luftojë kundër Ciklopit. Satirët kanë pranuar robërinë dhe i shërbejnë Ciklopit. Ata i thonë Odisesë: “nuk kemi oreks të hyjmë brenda e të na i bëjë turinjtë përshesh Ciklopi”. Ç’anë të karakterit tregojnë ata nëpërmjet këtyre fjalëve? Pse autori i vendos satirët përballë Odisesë? 5 Pse Ciklopi i quan “hiç njerëz” Odisenë dhe shokët e tij?Interpretojmë tekstin 6 Dalloni fjalët përqeshëse që i drejton Ciklopi Askushit. Si mendoni, cilat janë arsyet që ai flet në këtë mënyrë?7 Odiseja është ndeshur dhe ka fituar luftëra. Në këtë përballje, ai nuk përdor armët, por mendjen. Megjithatë ai u lutet perëndive: “Hefest, hyjni i Etnës! Na ndihmo të shpëtojmë nga kjo egërsirë para se të na gllabërojë të gjithëve”. Pse?8 Lidhni me shigjetë veçoritë dalluese në portretizimin e dy personazheve. Bëni analizën e portretit fizik dhe të karakterit të secilit prej tyre. dinak gjigantOdiseja mendjemprehtë Ciklopi i guximshëm i pamëshirshëm i mbifuqishëm i egër i panënshtruarGjuha e tekstit9 Shpjegoni kuptimin e secilës prej këtyre shprehjeve: Qielli po më vjen rrotull. _______________________________________________________________________________________________...gëk nuk bëjnë. ___________________________________________________________________________________________________________...shumë do të heqësh... ________________________________________________________________________________________________ 10 Dialogu me fjali të shkurtra rrit tensionin e ngjarjes. Çfarë shton përdorimi i shpeshtë i pasthirrmave? Nënvizojini ato në tekst.Duke u nisur nga historia e Odisesë me Ciklopin, reflektoni mbi raportin e forcës fizike me forcën mendore. Më mirë i fortë apo i zgjuar? Po JoPse?BashkëbisedojmëLexojmë22

