Page 240 - Demo
P. 240


                                    Fjalia me pjesë të varur ftilluese, kryefjaloreEdhe kallëzuesit e pjesëve kryesore të fjalive ftilluese kanë të njëjtat veçori. Atyre u mungon kryefjala ose kundrinori, por në ndryshim nga fjalitë e thjeshta, funksionin e kryefjalës apo të kundrinorit, nuk e përmbush një gjymtyrë, por një pjesë fjalie.U kuptua që s’ishte aspak e lehtë.Kjo është një fjali e përbërë, ku dallojmë pjesën kryesore “u kuptua” dhe pjesën e varur ftilluese “s’ishte aspak e lehtë”. Pjesët lidhen me lidhëzën që. Kallëzuesit “u kuptua” i mungon kryefjala, ndaj rolin e saj e kryen pjesa e varur ftilluese: ç’u kuptua? - që s’ishte aspak e lehtë. Nisur nga funksioni i saj, kjo pjesë quhet pjesë e varur kryefjalore.Fjalia me pjesë të varur ftilluese, kundrinorePërveç kryefjalës, kallëzuesit të pjesës kryesore mund t’i mungojë edhe një kundrinor i drejtë apo i zhdrejtë. E riformulojmë fjalinë e mësipërme:E kuptuan që s’ishte aspak e lehtë.Në këtë rast, kallëzuesit të pjesës kryesore mund t’i vendosim një kryefjalë dhe fjalia të mos prishet: Ata e kuptuan që s’ishte aspak e lehtë.Kallëzuesi “kuptuan” kërkon një kundrinor të drejtë, por nuk mund ta shtojmë në fjali. Pse?Rolin e kundrinorit e luan pjesa e varur ftilluese: çfarë kuptuan ata? - që s’ishte aspak e lehtë. Nisur nga funksioni i saj, kjo pjesë quhet pjesë e varur kundrinore.Zakonisht, pjesët e fjalive ftilluese lidhen me lidhëzat që, se, por mund të bashkohen edhe pa lidhëza: që Nuk e dija që flisje frëngjisht.se Merrej me mend se sa keq ndihej.pa lidhëza Më thuaj, nga se ke frikë.Shikoni si ngjan liqeni mbrëmjeve.Vini re:Nëse kallëzuesit të pjesës së parë i shtojmë një kryefjalë, atëherë nuk ka vend për pjesën e varur kryefjalore, sepse ky rol përmbushet nga gjymtyra e fjalisë. Pra, nuk mund të themi: Gjithçka u kuptua që s’ishte aspak e lehtë.Sintaksë238
                                
   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244