Page 242 - Demo
P. 242
Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: kohore, vendoreFjalitë e varura rrethanore tregojnë rrethanën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja e pjesës kryesore. Oborri i shkollës u boshatis, kur filloi mësimi. __________ rrethana e kohësOborri i shkollës u boshatis,sepse filloi mësimi. _________ rrethana e shkakutOborri i shkollës boshatiset, nëse fillon mësimi. _________ rrethana e kushtitPjesët e fjalive të përbëra rrethanore kanë një lidhje më të dobët se ato te fjalitë ftilluese (kryefjalore dhe kundrinore). Krahasoni rolin e pjesës kur filloi mësimi në lidhje me pjesën kryesore te fjalitë e mëposhtme.Mbani mendkundrinore Nuk e di (çfarë?)kryefjalore Nuk dihej (çfarë?) kur filloi mësimirrethanore Oborri i shkollës u boshatis (kur?)Roli i pjesës së nënrenditur varet nga lloji i lidhjes dhe i marrëdhënies që realizon me pjesën kryesore. Një rol të posaçëm luajnë edhe mjetet lidhëse. Në varësi të rrethanës që shpreh pjesa e varur e fjalive të përbëra në raport me pjesën kryesore, ato grupohen në fjali të varura: kohore, vendore, shkakore, qëllimore, mënyrore, krahasore, kushtore, rrjedhimore, lejore, krahasore (sasiore).Fjalia me pjesë të nënrenditur kohoreNë këto fjali, mes pjesës kryesore dhe asaj të varur vendoset marrëdhënia rrethanore e kohës së kryerjes së veprimit.Të gjithë erdhën, (kur?) kur shkoi ora tetë. Pjesa e nënrenditur “kur shkoi ora tetë” tregon kohën kur ndodh veprimi (ngjarja e shprehur nga kallëzuesi në pjesën kryesore). Pjesa e nënrenditur mund të ketë tri pozicione në lidhje me kryesoren.1) Vendoset pas pjesës kryesore: Zogjtë ia fillojnë këngës, kur zbardh dita.2) Vendoset para pjesës kryesore: Kur zbardh dita, zogjtë ia fillojnë këngës.3) Vendoset në mes të pjesës kryesore: Zogjtë, kur zbardh dita, ia fillojnë këngës.Për lidhjen e pjesëve të fjalisë mund të shërbejnë lidhëza e shprehje lidhëzore të ndryshme, si: kur, tek, sa, gjersa, derisa, ndërsa, ndërkohë që, para se.Fjalia me pjesë të nënrenditur vendoreNë këto fjali, mes pjesës kryesore dhe asaj të varur vendoset marrëdhënia rrethanore e vendit dhe e hapësirës së kryerjes së veprimit.Kalaja ngrihet (ku?) tek puqet Drini me Bunën.Pjesa e nënrenditur “tek puqet Drini me Bunën” vihet në marrëdhënie rrethanore vendore me pjesën kryesore “kalaja ngrihet”. Në disa raste, kallëzuesi i pjesës kryesore mund të marrë edhe rrethanor vendi, kuptimi i të cilit zbërthehet në pjesën e varur.Vini re:2406

