Page 243 - Demo
P. 243
Kalaja ngrihet (ku?) aty ku puqet Drini me Bunën.Pjesa e nënrenditur vendore mund të ketë tri pozicione në lidhje me kryesoren.1) Vendoset pas pjesës kryesore: Liria ime mbaron ku fillon liria jote.2) Vendoset para pjesës kryesore: Ku fillon liria jote, aty mbaron liria ime.3) Vendoset në mes të pjesës kryesore: Liria ime, ku fillon e jotja, mbaron.Për lidhjen e pjesëve të fjalisë mund të shërbejnë lidhëza e shprehje lidhëzore të ndryshme, si: ku, kudo që, ngado që, te/tek, nga etj.USHTRIME1 Plotësoni tabelën e mëposhtme, pasi të keni bërë dallimin mes rrethanorëve të kohës dhe fjalive të varura kohore. Me të marrë lajmin, doli vrik nga shtëpia. Në kodrat përreth shtëpisë, kishte rënë hija e malit. Sa herë që binte shi, banorët i kthenin sytë nga sipërfaqja e lumit. Mbrëmjeve, kur ndizeshin dritat e qytetit, burri me kitarë i drejtohej urës së vjetër. Duhet të nisemi sa s’është vonë. rrethanor kohe fjali e varur kohore2 Plotësoni tabelën e mëposhtme, pasi të keni bërë dallimin mes rrethanorëve të vendit dhe fjalive të varura vendore. Ashtu dhe zëmra ime më le këtu tek jam mua,Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.3 Bëni dallimin mes fjalive të varura ftilluese dhe atyre kohore. Analizoni rolin e fjalës “kur”.ftilluese kohoreNuk më kujtohet kur u nis.Të gjithë ishin aty, kur u nis.Atje bëhet festë, kur mblidhen të korrat.E gjen dot kur mblidhen të korrat?Kur e mori letrën, kërcente nga gëzimi.Se kur e mori letrën, këtë nuk di t’ua them.4 Zëvendësoni rrethanorët me fjalinë e varur përkatëse.Në pranverë, e gjithë natyra qesh. ______________________________________________________________________________Kjo nuk do të ndodhë kurrë. ____________________________________________________________________________________Rrugët shkretoheshin me të rënë nata. _______________________________________________________________________Ata na prisnin afër stacionit. _____________________________________________________________________________________Nga krahu i majtë i pistës, u ul një avion i madh. ___________________________________________________________Matanë lumit, ngriheshin ca shtëpi të vogla. ________________________________________________________________rrethanor vendi fjali e varur vendoreSintaksë241

