Page 244 - Demo
P. 244


                                    Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: shkakore, qëllimoreFjalia me pjesë të nënrenditur shkakoreMes pjesëve të fjalive me nënrenditje shkakore vendoset marrëdhënia shkakpasojë. Pjesa e varur shpreh shkakun apo arsyen e asaj që thuhet në pjesën kryesore.Sytë i kishte të ënjtur,sepse s’kishte vënë gjumë në sy.Në këtë fjali dallojmë pjesën kryesore “sytë i kishte të ënjtur” dhe pjesën e varur “s’kishte vënë gjumë në sy”, të cilat lidhen me anë të lidhëzës shkakore sepse. Pjesa e varur tregon shkakun e asaj që ndodh në pjesën kryesore. Si mjete lidhëse mund të shërbejnë lidhëza dhe shprehje lidhëzore, si:ngaqë Ngaqë ishte ngricë e madhe, fluturimet kishin vonesë.se/sepse Mos i fol aq rëndë, se/sepse është ende i vogël.meqë Meqë ka, le të marrin të gjithë.meqenëse Mendoj të shkojmë në piknik, meqenëse është kohë e bukur.duke qenë se Ai u ngrys dhe s’hapi gojë, duke qenë se i prenë fjalën disa herë.nga frika se Ecte në majë të gishtave, nga frika se mos e dëgjonin.Pjesa e nënrenditur shkakore mund të ketë tri pozicione në lidhje me kryesoren.1) Vendoset pas pjesës kryesore: Fluturimet kishin vonesë, ngaqë ishte ngricë e madhe.2) Vendoset para pjesës kryesore: Ngaqë ishte ngricë e madhe, fluturimet kishin vonesë.3) Vendoset në mes të pjesës kryesore: Fluturimet, ngaqë ishte ngricë e madhe, kishin vonesë.Pjesa e varur ndahet me presje nga pjesa e kryesore dhe futet mes presjesh kur është në mes të saj.Mbani mend2427
                                
   238   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248