Page 245 - Demo
P. 245


                                    Fjalia me pjesë të nënrenditur qëllimoreNë këto fjali, mes pjesës kryesore dhe asaj të varur vendoset marrëdhënia rrethanore e qëllimit. Pjesa e varur tregon qëllimin për të cilin kryhet veprimi i shprehur në pjesën kryesore.Diskutoni: Ku dhe si shprehen marrëdhëniet qëllimore në vargjet e mëposhtme? Si lidhen pjesët e varura me ato kryesore?Në mes tuaj kam qëndruare jam duke u përvëluar,që t’u ap pakëzë dritë,natënë t’ua bënj ditë.Do të tretem, të kullohem,të digjem, të përvëlohem,që t’u ndrinj mir’ e të shihni,njëri-tjatërin të njihni.Si mjet lidhës për pjesët e fjalive qëllimore, zakonisht shërben lidhëza që, e cila shpeshherë mund të mos jetë e pranishme, kur pjesa e varur fillon me folje në mënyrën lidhore. U ktheva që të përshëndes edhe një herë nënën. Erdhi të takonte shokët.Shpeshherë, marrëdhëniet qëllimore realizohen edhe me përdorimin e formave foljore të pashtjelluara.Për të kryer studimet e larta jashtë vendit, duhet të njohësh mirë së paku një gjuhë të huaj.Pjesa e nënrenditur qëllimore mund të ketë tri pozicione në lidhje me kryesoren.1) Vendoset pas pjesës kryesore: Toka duhet mirëmbajtur, në mënyrë që të mos i kundërvihet njeriut.2) Vendoset para pjesës kryesore: Me qëllim që të mos i kundërvihet njeriut, toka duhet mirëmbajtur.3) Vendoset në mes të pjesës kryesore: Toka, që të mos i kundërvihet njeriut, duhet mirëmbajtur.Si e gjykoni këtë fjali? Sa kallëzues vëreni aty? Ç’rol luan paskajorja dhe cilat gjymtyrë varen prej saj?Sintaksë243
                                
   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249