Page 246 - Demo
P. 246


                                    USHTRIME1 Ndërtoni pesë fjali shkakore, duke përdorur lidhjet e mëposhtme.vonë / humbas trenin ____________________________________________________________________________________________zemërohem / pranoj dhuratën ________________________________________________________________________________nuk flet / nuk njeh gjuhën ______________________________________________________________________________________rrëshqas / shapka __________________________________________________________________________________________________2 Zëvendësoni rrethanorët e shkakut me pjesë të varura shkakore.Gjethet binin nga era. _____________________________________________________________________________________________Për shkak të vështirësive, hoqën dorë nga ky mision. ____________________________________________________Ata e humbën lojën nga një pakujdesi e vogël. _____________________________________________________________Nuk dilet në rrugë për shkak të trafikut të rënduar. ________________________________________________________3 Ktheni format foljore të pashtjelluara në pjesë të varura qëllimore.Për të fituar këtë garë, lipset stërvitje e stërmundimshme.Njerëzit duhet të reflektojnë rreth të shkuarës së tyre, për të pasur një të ardhme më të mirë.Më duhet pëlqimi i prindërve, për të marrë një kafshë në shtëpi.Ai ngacmonte më kot fytin, si për të fituar kohë pas çdo pyetjeje.4 Rishkruani tekstin në gjuhë standarde dhe analizoni mënyrën e shprehjes së marrëdhënieve shkakore e qëllimore në të dy variantet.Ngase ecte në karrocë, e ndiente veten si të ndrymë në një kosh hekuri. Shikonte përjashta tue mprehë sytë me diktue tym zjarmi përmbi curra apo banditë tue nga në kuaj nëpër çuba e gur për me i dalë karrocës përpara. Mbasi kaloi disa gryka të vetmueme, u qetësue edhe ngase dita e asaj vjeshte ishte e kthjellët.5 Dalloni marrëdhëniet shkakore dhe qëllimore mes fjalive dhe gjymtyrëve të tyre. Analizoni format e ndryshme të shprehjes së tyre. Plotësoni tabelën e mëposhtme.- Kapiten, - tha drejtori i postës, duke hapur kutinë, po vetëm përgjysmë, nga frika se mos ndonjë nga fqinjët fuste aty gishtërinjtë... Kapiteni mend fluturonte nga gazi. Nga gazi, merrni vesh, zuri të kërcejë nëpër trotuar. Hyri në pijetore për të hedhur një gotë vodkë, shkoi të hajë drekë dhe porositi t’ia mbushnin tavolinën plot e përplot. Në mbrëmje shkoi të shihte teatër.Rrethanor shkaku Fjali shkakore Rrethanor qëllimi Fjali qëllimore6 Shkruani një tekst të shkurtër, në të cilin të trajtoni çështje që mbartin situata shkak/pasojë dhe tregojnë rrethana qëllimore. Vëreni si reflektohen ato në fjalitë që keni përdorur. Përdorni lidhëza, si: se, sepse, ngaqë, meqë, duke qenë se, për shkak se, nga frika se; që, me qëllim që, në mënyrë që etj.Sintaksë244
                                
   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249   250