Page 247 - Demo
P. 247
Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: mënyrore, rrjedhimoreFjalia me pjesë të nënrenditur mënyroreNë fjalitë me pjesë të nënrenditur mënyrore, pjesa e varur tregon mënyrën se si kryhet veprimi apo si paraqiten faktet në pjesën kryesore. Ta duam këtë skuadër, siç e kanë dashur prindërit tanë.Kjo është një fjali e përbërë, ku dallojmë pjesën kryesore “ta duam këtë skuadër”, e cila drejton pjesën e varur “siç e kanë dashur prindërit tanë”. Si mjet lidhës, shërben lidhëza mënyrore siç. Mes tyre vendosen marrëdhënie rrethanore mënyrore. Si mjete lidhëse mund të shërbejnë lidhëza dhe shprehje lidhëzore, si:si/siç Bëj si të duash.ashtu si/siç Ashtu si erdhi, ashtu u largua, sa hap e mbyll sytë.kështu si/siç Nuk flet njeriu, kështu si flet ti.sikur Bënte naze, sikur të ishte fëmijë i vogël.sikurse Veproni, sikurse ju kanë porositur.sikundër Ajo nuk fitoi, sikundër besonte shumica.Në shumicën e rasteve, rendi i pjesës së varur mënyrore në lidhje me kryesoren është i lirë. Pra, pjesa e varur mënyrore mund të qëndrojë para pjesës kryesore, pas saj dhe rrallëherë edhe në mes të saj, si në fjalinë:Disa njerëz i trajtojnë kafshët shtëpiake si të ishin anëtarë të familjes.Si të ishin anëtarë të familjes, i trajtojnë disa njerëz kafshët shtëpiake. Disa njerëz, si të ishin anëtarë të familjes, i trajtojnë kafshët shtëpiake.Fjalia me pjesë të nënrenditur rrjedhimoreNë fjalitë me pjesë të nënrenditur rrjedhimore shprehet marrëdhënia mes faktit a ngjarjes së shprehur në fjalinë kryesore dhe përfundimit logjik të saj, të shprehur në fjalinë e varur.KujdesPjesa e varur nuk ndahet gjithnjë me presje nga pjesa e kryesore, kur kjo e fundit është para të parës. Ajo ndahet gjithnjë me presje kur pjesa e varur qëndron para ose futet në mes të pjesës kryesore.Mbani mend2458

