Page 248 - Demo
P. 248


                                    Trafiku ishte i rënduar, ndaj mbërritëm me shumë vonesë.Diskutoni: Ç’marrëdhënie kuptimore vendoset mes pjesës kryesore dhe asaj të varur? Në fjalinë e mësipërme, mbërritja me vonesë vjen si rrjedhojë e trafikut të rënduar.Si mjet lidhës për këtë fjali shërben lidhëza nënrenditëse rrjedhimore ndaj. Krahas saj, si mjete lidhëse mund të shërbejnë edhe lidhëzat: sa, sa që, aq sa, që, kështu që etj.Ra shi si asnjëherë më parë, aq sa ura u përpi nga shtrati i lumit.Biletat ishin shitur të gjitha, kështu që na u desh të ktheheshim duarbosh.Shpeshherë në ndërtimin e fjalive rrjedhimore, vihet re një bashkëlidhje mes lidhëzave dhe fjalëve të veçantë, si aq, kaq etj., lidhje kjo që dikton një strukturë tjetër në fjali, si p.sh.:Zëri vinte aq i dobët, sa nuk kuptohej gjë prej gjëje.Fjalia e varur rrjedhimore vendoset pas fjalisë kryesore. Ato ndahen gjithnjë me presje.Fjalia me pjesë të nënrenditur rrjedhimoreUSHTRIME1 Plotësoni shembujt e mëposhtëm me nga një pjesë të varur mënyrore.Si të jetë fara ___________________________________________________________________________________________________________Është mirë që njeriu të sillet ________________________________________________________________________________________Këtu, kafshët trajtohen ____________________________________________________________________________________________Era frynte ______________________________________________________________________________________________________________2 Dalloni pjesët e fjalive të mëposhtme dhe shtoni një mjet lidhës aty ku është e mundur. Përcaktoni llojin e tyre.Të merresh rregullisht me sport, është e shëndetshme për trupin dhe për mendjen. Kishte ndryshuar shumë, nuk njihej më. Nuk e njoha, kishte ndryshuar shumë. I flet vajzës të dëgjojë nusja.Sintaksë246
                                
   242   243   244   245   246   247   248   249   250   251   252