Page 25 - Demo
P. 25


                                     Proverba për diturinëFol pak, por mendo, shiko e dëgjo shumë.I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë, i marri flet gjithë ditën e s’tregon asgjë.Më mirë të dish, sesa të kesh.Trimëria pas luftës dhe mençuria pas kuvendit nuk vlejnë më.Proverbi është një fjali e shkurtër, që shpreh një mendim të plotë e të figurshëm, i cili përgjithëson përvojën e shumë brezave e përmban një mësim të urtësisë popullore. Proverbat quhen edhe fjalë të urta. Ato janë shprehje të njohura me kuptim të njësishëm e zakonisht të figurshëm, që përgjithësojnë një vëzhgim a një vlerësim për dukuritë e ndryshme të jetës. Proverbat mund të jenë krijim popullor ose krijim autorial (kur i përkasin një autori të caktuar).Para leximitUrtësia e populliti marrë – i çmendur, i shkalluar.kusi – enë e metaltë, e rrumbullakët dhe e thellë, me dorezë si të kovës, që përdoret për të ngrohur ujë.uratë – lutje. Proverba për punënDora me baltë, buka me mjaltë.Kullote dhinë, të të mbushë kusinë.S’bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata.Ku ka bletë, ka dhe mjaltë.Rrëfen puna, s’rrëfen guna.Ku ke punën, shtro (edhe) gunën.Kush luan këmbët, luan dhëmbët. Proverba për koprracinëKoprraci humbet çdo gjë nga lakmia për të pasur gjithçka.Të varfrit i mungojnë shumë gjëra, koprracit i mungon gjithçka.As gurë s’të jep koprraci.  Proverba nga “Meshari”Proverbat janë pjesë e letërsisë gojore, por ato i gjejmë të shkruara që në librin e parë shqip “Meshari” i Gjon Buzukut (1555).Disa nga proverbat që përmban “Meshari” janë renditur më poshtë:Qish mos do të jetë bam ty, ti mos e bajnsh kujnjaj. (Çfarë nuk do që të të bëhet ty, mos ia bëj askujt.)Mos del dëshmi reshim, askujnaj. (Mos dil dëshmitar i rrejshëm ndaj askujt.)Gjithëkush të jetë i drejtë me zemër, e gjithkush atë të ndjekë. (Gjithkush të jetë i drejtë me zemër, e gjithkush atë të ndjekë.)Mos ini të pritem me xanë. (Mos përtoni me nxënë.)Kush rall mbiell, rall kuorën. (Kush rrallë mbjell, rrallë korr.)Populli it mbë vend të vet. (Populli yt, në vend të vet.)FjalorLexojmë23Tekste nga letërsia popullore
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29