Page 250 - Demo
P. 250


                                    Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: kushtore, lejoreNë fjalitë me pjesë të nënrenditur kushtore, shprehet marrëdhënia kusht-pasojë. Veprimet apo gjendjet që shprehen në dy pjesët e fjalisë janë të ndërvarura. Veprimi apo mosveprimi te njëra, kushtëzon kryerjen apo moskryerjen e veprimit te tjetra.Nëse njeriu e keqtrajton tokën, toka do t’i kundërvihet atij. Si shprehet marrëdhënia kusht-pasojë në këtë fjali? Në cilën pjesë të fjalisë gjejmë kushtin dhe në cilën pasojën? Pjesa kryesore “toka do t’i kundërvihet atij” lidhet me pjesën e varur “njeriu e keqtrajton tokën” nëpërmjet lidhëzës kushtore nëse dhe marrëdhënies kushtore që vendoset mes tyre. Kështu, veprimi i pjesës kryesore ndodh vetëm nëse kryhet veprimi në pjesën e varur. Pra, ai rrjedh si pasojë e tij. Ky ndërtim dallon nga fjalitë në të cilat veprimi që mund të shmangej është kryer dhe për rrjedhojë pasojat janë të pashmangshme, si në fjalinë:Po ta donin vërtet të gjithë paqen, nuk do të kishte pasur kaq shumë luftë.Foljet e përdorura në kohën e shkuar, tregojnë se veprimi, që mund të shmangej, i cili shprehet me folje në mënyrën kushtore, tashmë është kryer. Pjesa kryesore “nuk do të kishte pasur kaq shumë luftë”, shpreh të kundërtën: “luftë ka pasur”, si rrjedhojë e mosplotësimit të kushtit të shprehur në pjesën e varur “po ta donin vërtet të gjithë paqen”, që nënkupton: jo të gjithë e duan atë.Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja.Diskutoni: Në cilat vargje shprehet kushti që është i parealizueshëm për autorin? Fjalia me pjesë të nënrenditur kushtoreFjali me pjesë të nënrenditur kushtore2489
                                
   244   245   246   247   248   249   250   251   252   253   254