Page 251 - Demo
P. 251
Pjesët e fjalisë së përbërë kushtore mund të lidhen me lidhëza dhe shprehje lidhëzore, si:në/nëse Në rëntë shi,s’vjen njeri.në qoftë se Nuk të kam shok, në qoftë se vazhdon të sillesh kështu.po Po të pikojë çatia, bie shtëpia.po qe se Po qe se hapet koha, nisemi menjëherë.me kusht që Dëmi paguhet, me kusht që të shmanget dënimi.kur Kur ikën macja, lozin minjtë.Rendi i pjesëve të fjalive kushtore është i lirë. Pra, pjesa e varur kushtore mund të qëndrojë para pjesës kryesore, pas saj dhe rrallëherë edhe në mes të saj. Mes pjesëve, zakonisht, ka një pauzë intonacioni që paraqitet me anë të presjes.Po nuk foli i marri, nuk dallohet i urti.Nuk dallohet i urti, po nuk foli i marri.I urti, po nuk foli i marri, nuk dallohet.Fjalia me pjesë të nënrenditur lejoreNë këto fjali, veprimi apo gjendja që shprehet në pjesën e varur pritet të bëhet pengesë për atë të pjesës kryesore, por, në të vërtetë, veprimi kryhet.Ndonëse ishte ftohtë, u la në det. Pjesa kryesore “u la në det” lidhet me pjesën e varur me anë të lidhëzës lejore ndonëse. Kuptimi dhe marrëdhënia lejore shpjegohen me faktin që ai u la në det, në një kohë që, normalisht ky veprim nuk kryhet. Si mjete lidhëse për pjesët e fjalive lejore mund të shërbejnë lidhëza e shprehje lidhëzore, si:megjithëse Ai zë na kumbonte në veshë, megjithëse kishte kaluar kaq kohë.sado Koha e së vërtetës vjen, sado e kopsitur të jetë gënjeshtra.sido që Sido që të jetë, prindërit janë prindër.kudo Nuk ecet me “kudo rafsha, mos u vrafsha”.kushdo Njeriu e ndihmon njerinë, kushdo qoftë.Sintaksë249

