Page 253 - Demo
P. 253


                                    Fjalitë e përbëra me nënrenditje, rrethanore: krahasoreFjalia me pjesë të nënrenditur krahasore Në këto fjali, veprimi apo gjendja për të cilën bëhet fjalë në pjesën kryesore jepet me anë të një krahasimi në pjesën e varur.Sa ç’dëshpërohej nga e keqja, po aq ngazëllehej nga e mira.Mes pjesëve të kësaj fjalie, vendosen marrëdhënie krahasore.  Si mendoni: cila pjesë e drejton tjetrën dhe me ç’mjet lidhës lidhen ato? Riformulojmë ndryshe fjalinë:a) Dëshpërohej nga e keqja, po aq sa ngazëllehej nga e mira.Ose:b) Ngazëllehej nga e mira, po aq sa dëshpërohej nga e keqja.Siç e vini re, pjesët e kësaj fjalie mund t’i këmbejnë lehtësisht rolet me njëratjetrën, pra të bëhen masë shprehëse e krahasimit. Në këto raste, mjetet e lidhjes fitojnë një vlerë të veçantë, pasi ato i prijnë gjithnjë pjesës së varur. Kështu, falë pozicionit të shprehjes lidhëzore “po aq sa”, kuptojmë që në fjalinë a)pjesë e varur është “ngazëllehej nga e mira”, ndërsa në fjalinë b) si e tillë del “dëshpërohej nga e keqja”.Shpeshherë, është kuptimi i fjalisë ai që dikton rolin e pjesëve të saj dhe që kufizon përdorimin e lidhëzës, si në fjalinë e mëposhtme.Pjesa kryesore e kësaj fjalie “aq përgjigjej burri”, nuk mund ta këmbejë rolin me pjesën e varur krahasuese “mësa flet muri”, ku mësa shërben si mjet lidhës mes pjesëve. Sigurisht, lidhëzën mund ta zhvendosim sa te njëra, te tjetra, sepse nuk ka kufizime formale, por kjo nuk është e mundur, për shkak të kufizimeve kuptimore. Fjalia nuk ka kuptim, nëse e riformulojmë kështu:Mësa përgjigjet burri, aq fliste muri.Pra, për lidhjen e pjesëve të një fjalie, ashtu si edhe të fjalëve në fjali, duhen respektuar si forma, pra, rregullat gramatikore, ashtu edhe ana kuptimore, domethënë, lidhja e saj kuptimore me realitetin.Krahasimi nuk bazohet gjithnjë te kallëzuesit e fjalive, siç ndodh në shembujt e mësipërm, por mund t’i referohet një gjymtyre tjetër, kryesisht në shkallën krahasore:Mësa flet muri, aq përgjigjej burri. 25110
                                
   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257