Page 254 - Demo
P. 254
Fjalia me pjesë të nënrenditur krahasore (sasiore)Në këto fjali shprehet rrethana e sasisë së veprimit të një sendi ose të një tipari që përmbahet te fjalia drejtuese. Për shembull:Sa më shumë afroheshim, aq më trima bëheshim.Rezultatet e vlerësimit të shokut e mërzitën sa s’thuhet.Sa libra ka lexuar ai, ju s’keni ngrënë patate.Sot, lajmi merr dhenë më shpejt nga ç’mund të imagjinohej dikur.Rrethanori i mënyrës, i shprehur me ndajfoljen “shpejt” në shkallën krahasore, lidhet me kallëzuesin e fjalisë drejtuese: “Sot, lajmi merr dhenë më shpejt”. Nëse ndajfolja do të dilte në shkallën pohore, nuk do të mund të realizohej struktura e krahasimit.Pjesa e varur krahasore mund t’i zërë të tria pozicionet në lidhje me pjesën kryesore dhe zakonisht ndahet nga një pauzë intonacioni që në shkrim paraqitet me presje.USHTRIME1 Plotësoni pjesët e mëposhtme dhe analizoni fjalitë e përftuara.Sa ç’është e bukur natyra, ___________________________________________________________________________________________Ai më shumë flet ______________________________________________________________________________________________________Sa më shumë beson njeriu te vetja _______________________________________________________________________________Duaji të tjerët ____________________________________________________________________________________________________________Mësa flet muri ___________________________________________________________________________________________________________2 Rishkruani fjalitë duke këmbyer, ku është e mundur, rolin e pjesëve të tyre. Diskutoni rreth formës dhe kuptimit të të dy varianteve.Sa ç’ishte i papërballueshëm i ftohti, aq ishte e padurueshme vapa.Sa më shumë afrohej dhelpra, aq më shumë dridhej lepuri.Sa më shpejt të mbyllet kjo punë, aq më mirë është.Më mirë të rrish vetëm sesa të shoqërohesh me të këqijtë.Më mirë të jesh se të kesh.3 Thoni nëse krahasimi bazohet te kallëzuesit e fjalive apo te ndonjë gjymtyrë tjetërMbërriti më herët, nga ç’pritej.Punonte më mirë në grup, sesa kur ishte vetëm.Ishte më serioz kur qeshte, sesa kur rrinte vrenjtur.Na duhej më shumë kohë, nga ç’kishim në dispozicion.Moti u bë më i ftohtë, nga ç’qe më parë.Sa më të larta ngriheshin ndërtesat, aq më larg nesh fluturonin shpendët.4 Gjeni dhe shkruani dhjetë fjalë të urta ku të shprehen marrëdhënie krahasore. Analizoni ndërtimin dhe kuptimin e tyre, si dhe mjetet e lidhjes. Për mbledhjen e tyre, kërkoni edhe ndihmën e më të rriturve.Sintaksë252

