Page 255 - Demo
P. 255
Fjalitë e përbëra me nënrenditje, përcaktoreFjalia a) ndryshon nga fjalia b) sepse tek e para pjesa e nënrenditur “që po luante vetëm në oborr” lidhet me emrin “fëmijë” dhe jo me foljen, ndërsa në rastin e dytë, pjesa e varur “që fëmija po luante vetëm në oborr” plotëson kallëzuesin e pjesës kryesore “pashë”. Me këtë shpjegohet edhe fakti që emri “fëmijë” kur lidhet me kallëzuesin e pjesës kryesore “pashë” del në rasën kallëzore, ndërsa kur lidhet me kallëzuesin e pjesës së nënrenditur “po luante”, del në rasën emërore. Kështu, në rastin e parë pjesa e varur është përcaktore, ndërsa në të dytin ftilluese, kundrinore.Mjetet e lidhjes Si mjete lidhëse për fjalitë përcaktore mund të shërbejë përemri lidhor që ose i cili/e cila.Nxënësit, të cilët nuk janë regjistruar, të paraqiten në sekretari.Nxënësit, që nuk janë regjistruar, të paraqiten në sekretari. Pjesët e varura përcaktore, që lidhen me përemrat lidhorë i cili, e cila, ndahen me presje. Kur paraprihen nga përemri lidhor që, zakonisht nuk ndahen me presje.Rendi i pjesëve në fjalitë përcaktorePjesa e varur përcaktore mund të qëndrojë pas pjesës kryesore dhe në mes të saj:Nuk e pashë filmin që u shfaq mbrëmë në kinema.Filmin, që u shfaq mbrëmë në kinema, nuk e pashë.Në fjalitë përcaktore, pjesa e varur hyn në lidhje me një gjymtyrë emërore të pjesës kryesore dhe tregon një tipar apo veçori të saj.Më pëlqeu libri që lexova dje. Pjesa e varur “që lexova dje” lidhet me emrin “libri”, i cili shërben si kryefjalë e pjesës kryesore. Pjesa e varur përcaktore mund t’i referohet edhe një përemri:Lexova atë që u botua së fundmi.a) Pashë një fëmijë që po luante vetëm në oborr.b) Pashë që fëmija po luante vetëm në oborr.Bëni dallimin mes fjalive të mëposhtme.Provoni të zëvendësoni mjetin lidhës “që”. Çfarë vini re?25311

