Page 256 - Demo
P. 256
Folja “shfaq” është kthyer në një mbiemër (“e shfaqur”) me vlerën e përcaktorit, ndaj fjalia e mësipërme është një fjali e thjeshtë, sepse ka vetëm një kallëzues të shprehur me foljen “pashë”.Shpeshherë, përemrat lidhorë i cili/ e cila mund të shoqërohen me parafjalë:Ky është qyteti për të cilin të kam folur aq shumë.Ashtu si në rastin e fjalive të tjera të varura (kryefjalore, kundrinore, rrethanore), edhe fjalia përcaktore mund të zëvendësohet me një grup emëror, duke e kthyer fjalinë e përbërë në fjali të thjeshtë: Filmin e shfaqur mbrëmë në kinema, nuk e pashë.Vini re:USHTRIME1 Plotësoni pjesët kryesore me nga një pjesë të varur përcaktore.Më kujtohen ende fjalët ________________________________________________________________________________________________Përgjithësisht, më pëlqejnë filmat ___________________________________________________________________________________Ai ka një zakon ___________________________________________________________________________________________________________Ka disa ngjarje në historinë e vendit ________________________________________________________________________________Ai është i vetmi vend ___________________________________________________________________________________________________2 Dalloni përcaktorët nga pjesët e varura përcaktore. Plotësoni tabelën.Vajza, e lodhur nga leximi i tepërt, u largua nga biblioteka. Një i moshuar që po lexonte gazetën në park, e flaku papritur atë në një kosh pranë tij. Trikon e punuar me dorë nga gjyshja, nuk e heq nga dollapi. Punëtorët, të cilët bëjnë pastrimin e qytetit, janë banorët e tij të natës. E ndërtuar me gurë të bardhë, shtëpia dukej si në përralla. Shtëpia në të cilën mblidheshim të gjithë së bashku, ruan ende kujtimet e së shkuarës.Përcaktor Fjali përcaktore Mjeti i lidhjes3 Formoni pesë fjali ku lidhëza “që” të lidhë pjesët e një fjalie:përcaktore _______________________________________________________________________________________________________________kryefjalore _______________________________________________________________________________________________________________kundrinore ______________________________________________________________________________________________________________qëllimore ________________________________________________________________________________________________________________4 Zëvendësoni përcaktorët me pjesë të varura përcaktore dhe anasjellas.Ana ishte një grua zemërdhembshur, që i vinte keq për mjerimet e tjetrit. I biri, një djalosh që shkonte në shkollë, e ndihmonte për të kryer punët shtëpiake. E bija, një vajzë e re, me sy të shkruar, flokë të gjatë kaçurrelë, hundë të drejtë, shtatlartë dhe kryelartë, me një veshje të patëmetë, punonte në zyrat qendrore të bankës së qytetit për të mbajtur familjen.5 Shkruani një tekst të shkurtër me temë “Ndërrimi i stinëve” ose “Intervistë me veten” ku të përdorni sa më shumë fjali përcaktore. Si mjete lidhëse përdorni përemrat lidhorë që, i cili/e cila, duke i shoqëruar këta të fundit edhe me parafjalë.Sintaksë254

