Page 257 - Demo
P. 257


                                    Përdorimi i presjes në fjalitë me nënrenditjeNdahen me presje:a. Fjalitë e varura që ndodhen para kryesores:Sa kishte folur, as ai vetë s’e dinte. Ç’të mbjellësh, do të korrësh.b. Fjalitë e varura me përemrat lidhorë që, i cili dhe me ndajfoljen ku, kur vijnë pas kryesores: Nisën të ndihen erëra të lagështa, që dukej se do të sillnin shiun.c. Fjalitë e varura me lidhëzat aq sa dhe kështu që, kur vijnë pas kryesores: Bukë s’kishim ngrënë, kështu që na u desh të nxitonim.ç. Fjalitë e varura me lidhëzat në, po, nëse, në qoftë se, në rast se, sikur, kur, po qe se, me kusht që, kur vijnë pas kryesores: Ne do të mbeteshim pa folur, po të mos na kishte tërhequr vëmendjen mësuesja.d. Fjalitë e varura me lidhëzat megjithëse, ndonëse, sado që, sido që, edhe pse, kur vijnë pas kryesores: Askush nuk e mendoi rrezikun, ndonëse rruga ishte me rreziqe të shumta.dh. Fjalitë e varura me lidhëzat: përveç që, në vend që, kur vijnë pas kryesores:Me hallin tim unë i mërzita të gjithë, në vend që t’i kisha lënë të qetë.e. Fjalitë e bashkuara pa lidhëza:Verës malin e përcëllon dhe e kris dielli, dimrit e pëlcet ngrica, stinëve të tjera e lajnë dhe e gërryejnë rrëketë.Vihet midis presjesh:ë. Fjalia e varur që futet në mes të fjalisë kryesore:Kënga e saj, sado që u interpretua bukur, nuk më la mbresa. f. Fjalia e varur që hyn në mes të një fjalie të bashkërenditur ose të varur: Nëna u bë merak, por, kur mësoi të vërtetën, u qetësua.USHTRIME1 Shpjegoni rastin e përdorimit të presjes në secilën nga fjalitë e mëposhtme.Nuk do të ishim takuar, po të mos na kishte marrë në telefon Albani.Ç’sjell rastësia, nuk sjell një jetë e tërë.Ne pranuam të bashkëpunonim, ndonëse fryma e grupit linte për të dëshiruar.Me këmbënguljen time i stepa, në vend që t’i kisha nxitur.Askush nuk ndodhej në shtëpi, kështu që na u desh të ktheheshim mbrapsht. 2 Vendosni presjen në vendin e duhur në secilën nga fjalitë e mëposhtme.Kur u nis në udhëtim nuk e mendoi se do të ishte për një kohë të gjatë. Mos e ngarko vajzën me mësime sepse është ende e vogël.Erdhi me vrull nga dëshira për të takuar sa më parë shokun.Në mëngjes i duhet të shkojë në shkollë pas shkolle ndihmon prindërit pasdite bën detyrat në mbrëmje lexon.E mori me mend përfundimin që të gjithë e prisnin me padurim.3 Në pjesën e leximit me titull “Ciklopi”, tregoni dhe shpjegoni rastet e përdorimit të presjes.2555
                                
   251   252   253   254   255   256   257   258   259   260   261