Page 258 - Demo
P. 258
Fjalor256alternativë secila nga mundësitë a rrugët e paraqitura, prej të cilave duhet zgjedhur vetëm njëra.analizoj shqyrtoj një tekst, një çështje etj., duke e zbërthyer dhe duke e parë nga të gjitha anët.argument arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim; provë që sillet për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka.baladë krijim në të cilin gjejmë rrëfimin e autorit/es dhe shprehjen e ndjenjave të tij/saj për një ngjarje, të cilat tregojnë një veprim që kërkon trimëri të veçantë. Ato tregojnë edhe botën emocionale të personazhit. Karakteristikë e baladave janë elementet fantastike. diskutim shkëmbim mendimesh për një çështje, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë.element tipar dallues a i domosdoshëm i diçkaje.enigmë e ka origjinën në disa pyetje që i bëheshin një individi për të dëshmuar përkatësinë e tij ndaj një fisi të caktuar. Të fshehtën mund ta dinin vetëm anëtarët e fisit. Më vonë, enigmë u quajt çdo e fshehtë që ishte e vështirë për t’u zbuluar. fabul vetëm vargu i ngjarjeve kryesore, pra jo gjithçka që përmban vepra. Një vepër letrare përfshin brenda saj ngjarje, përshkrime, një shumësi ndjenjash, mendimesh, qëndrimesh etj. Të gjitha këto përbëjnë përmbajtjen e veprës. Përmbajtja përfshin gjithë materien e veprës, madje edhe titullin, ndërsa fabula shënon vetëm rrjedhën e ngjarjeve.fantastik që është pjellë e fantazisë, që mbështetet në imagjinatën krijuese, i trilluar.figura tingullore janë një grup figurash të cilat kanë të bëjnë me përsëritjen e tingujve brenda vargut, strofës, ose gjithë poezisë. Këto quhen ndryshe figura të përsëritjes.fjalë tërësi e pandashme e tingëllimit dhe e kuptimit, e formësuar nga ana gramatikore, që pasqyron në mënyrë të përgjithësuar e shënon sende e dukuri të realitetit dhe riprodhohet e veçohet kur flasim a kur shkruajmë.fjali një varg fjalësh (ose edhe një fjalë e vetme), të lidhura gramatikisht sipas ligjeve të një gjuhe për shprehjen e mendimit.fjali përmbledhëse fjali në të cilën jepet në mënyrë të përmbledhur kuptimi i disa fjalive të tjera.fjalor libër me fjalët e një gjuhe ose me termat e një fushe të caktuar të shkencës, të teknikës etj., të cilat renditen zakonisht sipas alfabetit dhe shpjegohen ose përkthehen në një gjuhë tjetër a në disa gjuhë.

