Page 259 - Demo
P. 259
257fjalorth listë fjalësh që jepen në fund të një teksti shkollor a të një botimi tjetër, të renditura sipas alfabetit dhe që shpjegohen ose përkthehen në një gjuhë tjetër.fragment pjesë e shkëputur a e mbetur nga një tekst.gramatikor që ka të bëjë me gramatikën e një gjuhe, që vështrohet e vlerësohet nga ana e gramatikës, që është karakteristik për njësitë e për kategoritë e gramatikës. grupoj ndaj në disa grupe, i klasifikoj në këto grupe.hero është personazhi kryesor i një vepre letrare. Teorikisht, heroi është ai që i lidh në mënyrë të pandashme pjesët e veçanta, motivet dhe njësitë e tjera të fabulës. hollësi e dhënë a rrethanë e imtësishme për një ngjarje, për një përshkrim, për një çështje etj.hyrje është pjesa e parë me të cilën fillon një tekst. në të mund të paraqiten personazhet, vendi dhe koha kur ndodh ngjarja. mund të përbëhet nga fare pak fjalë ose të jetë e pasur me informacione. imagjinoj përfytyroj, marr me mend.informues që të vë në dijeni për diçka, që të jep njoftime, informata a të dhëna për gjendjen e punëve në një fushë të caktuar, për veprimtarinë e dikujt, për një ngjarje etj.klasifikim ndarja e sendeve ose frymorëve sipas cilësive, veçorive e vetive të përbashkëta a të afërta që kanë.korrigjoj bëj ndreqjen e gabimeve.krijoj bëj diçka të re, që nuk ka qenë më parë, me punë mendore a fizike; shpik.kthej e ndryshoj rrënjësisht, i jap një pamje, një formë, një natyrë a një përmbajtje të re.legjendë është një rrëfim popullor për një ngjarje të së kaluarës, që mund të ketë një bazë të vërtetë, por që është zgjeruar me zbukurime me elemente të reja.mbresë gjurmë që na lë në ndërgjegje diçka që e shohim a dëgjojmë, diçka që përjetojmë dhe që zakonisht ruhet për një kohë të gjatë.mbyllje është pjesa e fundit e një teksti. në të tregohet se si përfundon ngjarja. zakonisht është e shkurtër. mit lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore - rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë.

