Page 26 - Demo
P. 26


                                    Studim tekstiKuptojmë proverbat1 Në proverbat për punën: “Dora me baltë, buka me mjaltë” dhe “Ku ka bletë, ka dhe mjaltë”, çfarë kuptimi ka fjala mjaltë? 2 Çfarë kuptimi ka shprehja luan këmbët në proverbin “Kush luan këmbët, luan dhëmbët”?3 Çfarë mesazhi përcjell proverbi “Trimëria pas luftës dhe mençuria pas kuvendit nuk vlejnë më”? 4 Përse miku i mirë nuk mund të njihet në një ditë të zakonshme, por në ditë të vështirë?Analizojmë proverbat5 Si e kuptoni proverbin “Të varfrit i mungojnë shumë gjëra, koprracit i mungon gjithçka”? Cilat janë ato vlera që u mungojnë njerëzve koprracë?6 Si e kuptoni fjalën e urtë “Më mirë të dish, sesa të kesh”? Përshkruani një situatë ose ngjarje që lidhet me thelbin e këtij proverbi.Gjuha e proverbave7 Gjeni në listën e mësipërme, dy proverba që kanë folje në mënyrën urdhërore. 8 Nënvizoni të gjithë emrat që përmbajnë proverbat e renditur më lart dhe tregoni cilët prej tyre janë emra konkretë dhe cilët abstraktë.9 Vëreni me kujdes në çfarë kohe janë foljet e proverbave. Si mendoni, përse është përdorur kjo kohë e foljes? Çfarë tregon kjo për vlerën e proverbave?Detyrë Gjeni në Fjalorin e gjuhës shqipe fjalë të urta për atdhedashurinë, zgjuarsinë, të mirën, të keqen. Punoni në grupe.Grupi 1: Gjen, lexon dhe komenton fjalët e urta që flasin për atdhedashurinë.Grupi 2: Gjen, lexon dhe komenton fjalët e urta që flasin për zgjuarsinë.Grupi 3: Gjen, lexon dhe komenton fjalët e urta që flasin për të mirën. Grupi 4: Gjen, lexon dhe komenton fjalët e urta që flasin për të keqen. Gjeni në Fjalorin e gjuhës shqipe proverba, personazhet e të cilave janë kafshë, p.sh.:gomari, kali, ujku, qeni. Për secilin proverb, tregoni ç’anë të karakterit të njeriut simbolizon kafsha. Proverba për miqësinëHekuri njihet në zjarr, miku në nevojë.Miku i mirë njihet në ditë të vështirë.Thuamë ç’shokë ke, të të them cili je. Në rrezik e në nevojë, shoku shokun ta ndihmojë!Lexojmë24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30