Page 260 - Demo
P. 260


                                    258motiv ёshtё njësia mё e vogël tematike e krijimit letrar. Ky ёshtё një element shumë i rёndёsishёm i krijimtarisë letrare. Motivi ёshtё shkaku, nxitja, arsyeja, ngacmimi, që e ka shtyrë shkrimtarin/en tё krijojë një vepër letrare.opinion mendim që kemi formuar për dikë a për diçka, gjykimi e vlerësimi ynë për të.organizoj vë rregull në një punë, në një veprimtari etj., e bëj që ajo të kryhet sipas një plani a sistemi të caktuar.personazh individualitet i krijuar nga shkrimtari/ja në një vepër nëpërmjet tipareve të të cilit mishërohen disa anë tipike të një karakteri shoqëror. përfundim mendim përgjithësues që nxirret pasi shqyrtohet e studiohet një çështje ose diçka tjetër, duke u mbështetur në të dhëna të ndryshme.përmbajtje brendia e një libri a e një teksti, ajo për të cilën flitet në një libër.përshkrim lloj teksti, në të cilin jepen tiparet e një njeriu, të një objekti, të natyrës etj. përshkruaj paraqit me shkrim a me gojë tiparet e dikujt a të diçkaje, veçoritë e një dukurie, rrethanat e zhvillimit të një ngjarjeje, dukurie etj. pjesë copë e vogël e një libri a e një shkrimi, që shkëputet prej tij e qëndron më vete. protagonist personazhi kryesor i një libri a i një teksti letrar.realist që merr parasysh kushtet e vërteta të jetës së tanishme ose të dikurshme dhe që shfaqet në përputhje me to.reflektoj mendoj gjatë me vete dhe e vlerësoj diçka nisur nga përjetimi im.rendit vë sipas një rendi, vë në radhë.rishkruaj e shkruaj përsëri diçka për ta dhënë më të pastër ose për ta ndryshuar.rol shkalla e pjesëmarrjes dhe e ndikimit të dikujt a të diçkaje në një veprimtari. rrjedhë e ngjarjes shtjellimi sipas mënyrës së zhvillimit të një ngjarjeje, të një veprimtarie a dukurie.sfinks qenie imagjinare në mitologjinë greke me krahë shpendi, me kokë gruaje, me trup luani ose qeni e me bisht gjarpri, që u jepte kalimtarëve gjëegjëza të vështira dhe i gëlltiste kur nuk i zgjidhnin dot.strukturë mënyra si janë vendosur dhe si janë të lidhura në mes tyre pjesët përbërëse të diçkaje.subjekt ka të bëjë me rendin që ndjek një vepër dhe me mënyrën se si janë zhvilluar dhe lidhur ngjarjet me njëra-tjetrën. Nëse prishet ky rend, atëherë humbet kuptimi i veprës. Shpesh ndodh që subjekti barazohet me fabulën. Në të vërtetë, fabula përfaqëson ngjarjet në rrjedhën e tyre, ndërsa subjekti është mënyra se si rrjedhin ngjarjet në veprën letrare.
                                
   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263   264