Page 261 - Demo
P. 261
259tema e një vepre letrareështë e përbërë nga shumë njësi të vogla, që plotësojnë njëra-tjetrën, por mund të qëndrojnë edhe më vete, dhe quhen motive. term emërtim i përcaktuar mirë dhe i përpiktë i një nocioni të një fushe të shkencës, të teknikës, të artit, të jetës shoqërore etj., që shprehet me një fjalë ose me një grup fjalësh dhe që përdoret nga një grup i veçantë njerëzish të një profesioni. tezë pikëpamje a ide, që shtrohet si e vërtetë dhe mbrohet me anë të disa argumenteve.titull shkrim i shkurtër a mbishkrim në kapakun e një vepre letrare apo shkencore, në krye të një gazete, të një artikulli, të një vjershe, të një punimi, të një filmi etj., që tregon shkurt për çfarë flitet në të, që shërben si emër për të etj. udhëzim këshillë që i jepet dikujt për ta mësuar si duhet të veprojë a çfarë duhet të bëjë.zgjidhje rruga që duhet ndjekur për t’u zgjidhur një çështje, një problem etj.; përfundimi që i jepet një çështjeje.zhvillim është pjesa më e gjatë e një teksti, në të cilën tregohen ngjarjet që ndodhin dhe veprimet e personazheve të ndryshme.

