Page 27 - Demo
P. 27


                                    Vehbi Kikaj (1942 – 1986) është një ndër shkrimtarët kosovarë më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë. Ndër veprat e tij përmendim “Gurrat”, “Zogu i argjendtë”, romanin për fëmijë “Sarajet e bardha”, si dhe përmbledhjen “Shtëpia ime ka sy”, e cila ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë ka 34 poezi, ndërsa në të dytën, 5 tregime dhe 5 vjersha. Vehbi Kikaj ka qenë redaktor i gazetës “Rilindja për fëmijë” dhe më pas i revistës “Pionieri”.Djaloshi i gurtëNjë grup fëmijësh vizitojnë studion e një skulptori, i cili është duke gdhendur një vepër arti. Gjatë kohës që ai punon, fëmijëve u bën përshtypje mënyra si e trajton djaloshin që po gdhend, gjithë përkushtim dhe dashuri. Si të ishte i gjallë. Në momentin që duhet të realizojë duart, skulptori ndalet dhe mendohet çfarë të vendosë në to. Fëmijët i bëjnë disa sugjerime, të cilat ai i vlerëson shumë dhe i merr parasysh.Para leximitNëpër një deriçkë të vogël hymë në një kopsht të bukur. Aty, në një kënd po rrinte një njeri me kostum pune, me duar të përvjelura. Ish ulur mbi një karrige dhe shikonte një gur të gdhendur në trajtën e njeriut. Rrinte pa lëvizur dhe vetëm nganjëherë kruante kokën pas veshit me latues të hekurt.– Mirëdita, xha Demo! – e përshëndeti shoku ynë, që na çoi aty e mandej e nderuam edhe ne gati njëzëri.Në fillim u duk sikur u tremb dhe deshi ta mbronte atë shkëmb të gdhendur.Kushedi. Ndoshta i shkoi ndër mend se mund t’ia prishnim. Por, pas pak, bëri sikur na njohu. U ngrit në këmbë për të na pritur.– Urdhëroni, mirë se vini... Përshëndetuni edhe me Djaloshin.Unë kujtova se mund të ishte edhe dikush tjetër aty, por sado që e kërkova me sy, s’e pashë dot.– Djaloshi i gurtë s’mund të flasë, xha Demo, – ia bëri Besniku, i cili e kishte hetuar hutimin e plakut.– Si s’flet, or bir? Unë po bisedoja me të, kur erdhët ju.– E ç’thoshte?– Thoshte: më bëj të bukur, që të më duan fëmijët.deriçkë – derë e vogël.të përvjelura – të përveshura. latues – ai që gdhend gurin ose drurin.FjalorLexojmë25Tekste nga jeta reale
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31