Page 28 - Demo
P. 28


                                    Besniku më shkeli syrin. Më shkoi mendja se mund t’i bënte ndonjë sherr plakut, prandaj nxitova të flas para tij.– Qenka djalosh i mrekullueshëm, xhaxha. Si e ka emrin?– Djalosh. Ky është Djaloshi i Lirisë, a ju pëlqen?– Emër i bukur. E gëzoftë!– Do të jetë i lumtur, kur ta vendosim para Pallatit të Fëmijëve. Aty do të qëndrojë gjithë jetën dhe do t’u japë fëmijëve ujë me ibrik të argjendtë. A s’është kështu, Djalosh? – iu drejtua në fund gurit të gdhendur. Por ai heshtte.Djaloshi i Lirisë kishte shtat të hedhur dhe qëndronte në këmbë mbi një copë shkëmbi. Kokën e mbante lart me krenari të dukshme. Shikonte ëmbël nën dy vetulla të drejta. Këmbët i kishte të forta, por duart i mungonin. Në vend të tyre, ishte një copë shkëmb i pagdhendur.– Pse s’ia nxirrni edhe duart, xhaxha?– Eh, duart është vështirë t’ia punoj. S’di si t’ia bëj. Njërën e kam menduar, do të mbajë me të ibrikun e argjendtë. Nga ibriku do të rrjedhë ujë i kulluar, i cili na i shëron plagët e luftës, por ju nuk dini ç’është lufta… Në dorën tjetër s’di çfarë t’i gdhend.– Unë mendova diçka tjetër, – i thashë me drojë.Ai ktheu përtueshëm kokën dhe më shikoi. Pastaj ma mbylli njërin sy dhe tha:– Fol!– Në dorën e djathtë, bëjini librin!– Librin, thua?– Po, librin, xhaxha. Ai është si qiriu i Naim Frashërit, që na bën dritë në jetë, thotë mësuesi ynë, – i thashë.Mjeshtri dëgjonte i habitur.– Rrini këtu pranë meje, – tha më në fund. – Kur ju shoh juve, e gdhend më bukur në mendje Djaloshin e Lirisë. Edhe duart më dëgjojnë më mirë. [...]Ne ishim të lumtur që mund ta ndihmonim një artist.– Nesër do të jetë gati Djaloshi, – pëshpëriti si për vete xha Demoja.– Edhe pushkën thua?– Jo pushkën, – tha Besniku. – Ky është në liri.drojë – druajtje, frikë.kaploj – e pushtoj dhe e mbuloj me krahë.FjalorLexojmë26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32