Page 29 - Demo
P. 29


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit:Ku shkuan fëmijët dhe kë takuan atje?Çfarë po bënte xha Demoja në atë moment?Çfarë u kërkoi mjeshtri fëmijëve, që i bëri ata të habiteshin?Çfarë ishte Djaloshi i Lirisë me të cilin bisedonte plaku?Për çfarë i pyeti xha Demoja fëmijët? Pse mjeshtrit i pëlqeu shumë përgjigjja e djalit?Ku dëshironte ta vendoste statujën xha Demoja?Analizojmë tekstin 2 Pse xha Demoja ia ka vënë emrin statujës Djaloshi i Lirisë?3 Për çfarë ranë dakord fëmijët me xha Demon? 4 Pse mjeshtri i vendosi një pushkë në dorë Djaloshit?5 Gjeni në tekst fjalitë që tregojnë përkushtimin dhe dashurinë e artistit për veprën e tij. Shpjegoni pse ndodh kjo. 6 Si ndikuan fëmijët në punën e skulptorit?7 Në tekst përmendet emri i një shkrimtari të madh të letërsisë shqipe. Çfarë synon të sjellë autori nëpërmjet tij? Gjuha e tekstit 8 Në këtë pjesë, dialogët janë të shpeshtë. Kjo nxit të vepruarin apo të menduarin?9 Autori e krahason librin me qiriun. Pse? 10 Në tekst vërejmë se fjalët Djaloshi i Lirisë janë shkruar me germë të madhe. Çfarë mesazhi synon të përcjellë autori në këtë rast? Reflektojmë rreth tekstit 11 Çfarë nevojitet më shumë për ndërtimin e një shteti të fortë, pushka apo libri?12 Po në ditët e sotme, çfarë i duhet më tepër Kosovës: libri apo pushka?Detyrë Lexoni poezinë “Fjalët e qiririt”, të Naim Frashërit. Diskutoni në klasë rreth mesazhit që përcjell ajo.– Por duhet ta mbrojë lirinë, – tha plaku dhe drodhi kokën.Të dy sytë i flakëruan prej gëzimit. Na e shtrëngoi dorën të gjithëve dhe filloi punën. Sillej rreth Djaloshit dhe herë-herë e përqafonte si i luajtur mendsh nga gëzimi. Edhe mua më kaploi një gëzim i pafund. Dhe kisha të drejtë: Djaloshi i Lirisë u zbukurua edhe nga fjalët e mia.Lexojmë27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33