Page 30 - Demo
P. 30
Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga tregimi “Nën myshk”. Në të vihen pranë njëra-tjetrës dy faza të ndryshme të rrjedhës së jetës së njeriut. Fëmijëria, periudha e mbushur me lojëra, por që është vendimtare në krijimin e karakterit të tij,dhe stadi i pjekurisë, kur njeriu ka mundësinë për të reflektuar mbi jetën, mbi gjithçka që ka ndodhur. Fëmijëria shihet si periudha më e bukur e jetës dhe kujtimet e saj i sjellim vazhdimisht në mendje, me shumë mall. Para leximitKujtimet– Nuk dua më! – Hajt, tash ti bëhu kalë!...Ngojca u hoq nga goja dhe u qit për tokë. Mandej edhe të tjerët i hodhën veglat e lojës. Të gulshuar prej vrapimit të hovshëm nëpër rrugët me pluhur të qytetit, fëmijët u rreshtuan nëpër bar të vyshkur. – Tash e tutje, unë do t’i marr frenjt e t’i mbaje ngojcën, – bërtiti ai që pak parandej ishte kalë. – E unë do ta shtyj këtë rrotën tënde, – i tha tjetri fqiut të vet dhe e muar veglën. U bë një zhurmë e madhe, ndërsa po merreshin vesh ndër vete se çka do të ndiqte secili prej tyre. Më në fund, çdo gjë u zgjidh. U ndërruan rolet dhe veglat e lojës. Vargu i hasharinjve rishtas vrapon. Me hov e potere. Me sy të ngulur në veglat e tyre, sikur të donin t’ua cikin tërë ëmbëlsinë e lojës. Kur pak më vonë u gjetën pranë dyqanit të pemëshitësit Ymer, papritmas fryu një erë e furishme. Malli i tij, i rregulluar për bukuri, përpara dugajës së vogël, fluturoi rrugës teposhtë… Shportat e vjetra, arkat e luhatshme dhe teneqetë e ndryshkura, bënë të qeshë bota me rrokullisjet e tyre buçitëse. – Të vraftë Zoti që të bëri! – e mallkoi erën pemëshitësi bablok, duke shikuar mallin e vet të mjerë nëpër kalldrëmin e çarshisë. ...Ndërsa ai shtrëngonte dëshpërueshëm grushtet nga e keqja që e gjet dhe pa mundur të bëjë gjë, fëmijët e muarën situatën në dorë. Hivzi Sulejmani (1910-1975) është një ndër shkrimtarët e parë të Kosovës, që vuri bazat e letërsisë në prozë. Lindi dhe u rrit në Mojstir (Sanxhak), por jetoi e punoi në Kosovë deri në fund të jetës. Studioi për një degë që nuk kishte lidhje me letërsinë, por ia kushtoi gjithë jetën asaj. Kontribuoi në fushën e prozës, të publicistikës, të përkthimeve etj. Veprimtaria e tij letrare përfshin jo vetëm poezi, tregime, novela e romane, por edhe krijime në dramaturgji. Ndër veprat më të njohura të këtij shkrimtari përmendim romanet “Njerëzit” dhe “Fëmijët e lumit tim”, novelën “Era dhe kolona”, vëllimin me tregime “Ëndrra e korbit”.Lexojmë28Tekste nga jeta reale

