Page 31 - Demo
P. 31


                                    Me shkathtësi i fërfëlluan veglat e lojës dhe si anza u turrën në pemët e derdhura, duke grabitur sa më shumë që mundën. Duke i parë se si po shtyhen për tokë duke ia rrëmbyer mallin si grykës, pemëshitësi u nguros prej mjerimit. – Leni aty, bre shejtana! – u bërtiti me hidhërim. – Mos ma prekni mallin...Fëmijët u trembën dhe menjëherë ikën. Ikën, por me xhepa dhe gji plot. Duke e parë në hall, pemëshitësit plak iu afruan dyqanxhinjtë fqinjë. Ndërsa i mblidhnin enët, perimet dhe pemët, fëmijët qëndronin anash dhe shikonin veglat e tyre të lojës, të cilat kishin mbetur atje ku filluan të grabisnin pemët. – S’ka hajr prej fëmijëve të sodit! – pikllueshëm i ankohej Ymeri fqiut, i cili e ndihmonte për rregullimin e mallit. Gjysmën e pemëve ma kanë rrëmbyer, bre hajnat që janë!...Duke i ndëgjuar këto fjalë, fëmijët shikuan njëri-tjetrin. Duart u shkuan pavetëdijshëm kah xhepat, kah gjinjt. U erdh keq për të shkretin bablok.– T’ia kthejmë! – tha njëri gjallërisht dhe u hodhi shokëve një shikim pyetës. – Por tash s’guxojmë t’i afrohemi! – tha tjetri mendueshëm. – Unë po shkoj i pari! – shtoi më i guximshmi dhe u nis me hapa të vendosur. Ndërsa ai kalonte rrugën në anën tjetër, sytë e të tjerëve e shoqëronin ngultas. Me frigë pritej momenti kur do ta kapte pemëshitësi për ta rrahur. Por babloku ishte i qetë dhe mirrej me rregullimin e mallit të mbledhur. – Qe pemët tuaja, mixhok! – i tha fëmija gazmueshëm dhe filloi t’i shprazë xhepat. FabulaFabula shënon vetëm vargun e ngjarjeve kryesore, pra jo gjithçka që përmban vepra. Një vepër letrare përfshin brenda saj ngjarje, përshkrime, një shumësi ndjenjash, mendimesh, qëndrimesh etj. të gjitha këto përbëjnë përmbajtjen e veprës. Përmbajtja përfshin gjithë materien e veprës, madje edhe titullin, ndërsa fabula shënon vetëm rrjedhën e ngjarjeve. ngojca – pjesa e hekurt ose nyja e frerit, që i vihet në gojë kalit.frenjt – mjet për ta ndalur dikë që të mos sillet a të mos veprojë keq, pengesë.dugajë – dyqan.bablok – babai, gjyshi a dikush tjetër, kur i drejtohemi me dashuri, me përkëdheli ose me dashamirësi.hajn – hajdut. FjalorLexojmë29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35