Page 32 - Demo
P. 32
Plaku ktheu kryet dhe e shikoi me bisht të syrit. Mandej buzëqeshi miqësisht dhe shtoi i kënaqur:– Ashtu, ashtu, biri im! Duket se je prej shtëpisë së mirë, fisnik… Hajde, mbama këtë shportë që t’i rregulloj specat njëherë. Gjithçka është përzjerë dhe pluhuruar… Duke parë shokun se si po punonte me pemëshitësin, ata si të urdhëruar vrapuan kah ai.– Gjysh, ku t’i qesim pemët? – bërtiti me zhurmë e gjallëri, ndërsa sytë i shkëlqenin gëzueshëm. E pemëshitësi plak, njeri shtatshkurtër dhe pak i çalë në njërën këmbë, me mosbesim dhe tashmë krejt i hutuar, u hodhi një shikim të zgurdhuar. – Edhe ju keni prurë, a?! … Sa të mirë janë fëmijët e sodit!... Qe, qitni këtu sugarët e mi. Vetëm jo të gjitha në një vend. Dardhat veç, mollat veç. Të gjitha veç e veç. – E kalamaj! – u mahnit plaku dhe buzëqeshi. – Kush është më punëtor, unë apo ju? – Ti, mixhë! – bërtitën fëmijët gëzueshëm e sikur një zë. – Jo, jo! – vazhdoi plaku. – Edhe ju jeni të zellshëm. Po edhe djem të mirë. Hajdeni pra dhe secili merrni nga dy kokrra pemë! Mollë, dardhë… çka t’ju dojë zemra. Të hutuar pak, fëmijët vetëm shikuan shoqi-shoqin. Mandej lëshuan sytë teposhtë dhe mbetën si qirinj.mixhok – xhaxha. sugar - fëmijë i vogël, djalë i vogël.çare – medoemos, me domosdoshmëri.FjalorLexojmë30

