Page 33 - Demo
P. 33


                                    Studim teksti– Hajt, hajt!... S’keni çare pa marrë. E keni hak.Pasi asnjëri nuk u afrohej pemëve, plaku kapi të parin përdore, i priu kah shportat dhe i urdhëroi: – Merr, babo! Merr prej cilave të duash! Dora më në fund lëvizi dhe kapi ngurrueshëm një kokërr dardhë. Mandej ju desht’ të marrë edhe të dytën. – Ashtuuuu! – bëri pemëshitësi i kënaqur. – Hajt, tash dhe ju!Njëri pas tjetrit, të gjithë bënë kështu. E pastaj vrapuan fluturim kah lodrat e tyre. Tashmë janë duke kërcyer nëpër rrugë. Pemët e dhuruara i kafshojnë me ëndje. Kush është më i shpejtë, era apo fëmijët?… * * *Shumë vjet kanë kaluar prej atyre ditëve. Krejt një jetë e plotë. Një jetë me brenga, përpjekje të rënda, luftëra. Jetë në shtangim e përpëlitje...E njëri prej fëmijëve të atëhershëm rri sot para hotelit. Rri i pikëlluar pranë tavolinës dhe i kundron kalimtarët mu prej këtij vendi ku dikur ishte hani i famshëm i Hasan Agës. I kundron njerëzit e rinj dhe pleq. I kundron me dëshirë që të njohë ndokënd. Që të gjejë pamjen e tjetrit, të heqë perden e së kaluarës... Por, pas kaq vjetësh, pas dyzet vjetëve të jetuara gjetiu, ai është tash i huaj në vendlindjen e tij. Kurrkund nuk janë më as pemëshitësi bablok, as teneqexhiu plak. Po as vargu i gazmueshëm i fëmijëve. Tashmë nuk janë edhe shumë dyqane e shtëpi, shumë rrugë e rrugica. Rri fëmija i dikurshëm dhe shikon botën që ecën. Shikon njerëzit dhe mendon. E lumi gurgullon, gurgullon… Mu ashtu si dikur – plot hare dhe gjallëri. Në lumin që natë e ditë rrjedh në amshueshmëri. […]Çlodhet fëmija i dikurshëm dhe mendon. Çlodhet dhe përpiqet të përtërijë kujtimet, të pasqyrohet në të kaluarën. SubjektiSubjekti ka të bëjë me rendin që ndjek një vepër dhe me mënyrën se si janë zhvilluar dhe lidhur ngjarjet me njëra-tjetrën. Nëse prishet ky rend, atëherë humbet kuptimi i veprës. Shpesh ndodh që subjekti barazohet me fabulën. Në të vërtetë, fabula përfaqëson ngjarjet në rrjedhën e tyre, ndërsa subjekti është mënyra se si rrjedhin ngjarjet në veprën letrare.amshueshmëri – përjetësi. Kuptojmë tekstin1 Përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit.Çfarë po bënin fëmijët nëpër rrugët e qytetit? Çfarë i bëri fëmijët të ndalonin lojën?Cilat ishin pasojat e erës së fortë? Si u sollën fëmijët me pemëshitësin?Çfarë ndikimi pati mërzia e pemëshitësit te njëri prej fëmijëve? Çfarë bëri ai më pas? Po fëmijët e tjerë?Pse u hutuan fëmijët kur pemëshitësi donte t’i dhuronte fruta secilit prej tyre? FjalorLexojmë31
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37