Page 34 - Demo
P. 34
Studim tekstiAnalizojmë tekstin 2 Me çfarë luajnë fëmijët?a) me lodra të blera; b) me lodra që i kanë sajuar vetë.Diskutoni rreth lojërave që bëjnë ata.3 Përshkruani ndjesitë e fëmijëve pas veprimit të tyre ndaj pemëshitësit.4 Teksti është i ndarë në dy pjesë. Sa është diferenca kohore mes ngjarjeve që përshkruhen në pjesën e parë dhe atyre në pjesën e dytë?5 Ai që rrëfen historinë e fëmijërisë është larguar nga vendlindja e tij. Gjeni në tekst fjalitë që tregojnë:si e sheh vendlindjen pas kaq vitesh; A ka ndryshuar ajo dhe sa?6 Çfarë nuk ka ndryshuar aspak në vendlindjen e tij? 7 Çfarë nuk ka ndryshuar tek ai, fëmija i dikurshëm?8 Në fillim, fëmijët përfitojnë nga era e fortë dhe rënia e frutave në tokë, disa çaste më vonë ata pendohen për sjelljen e tyre. Çfarë mesazhi përcjell kjo situatë?Gjuha e tekstit9 Çfarë simbolizon lumi në fjalinë: “... Lumin që natë e ditë rrjedh në amshueshmëri”?10 Në cilin prej kuptimeve të mëposhtme është përdorur në tekst fjala fisnik? a) Njeri i mirë, me karakter të mirë.b) Njeri me origjinë nga një familje me tradita dhe me vlera.Shpjegoni alternativën që zgjodhët. DetyrëPërshkruani një ngjarje të veçantë që ju ka ndodhur dhe që ju ka bërë të ndryshoni mendim apo edhe të pendoheni.Tregoni histori personale nga fëmijëria juaj. Dëgjoni njëri-tjetrin dhe vlerësoni historitë e treguara duke iu përgjigjur pyetjeve:A është interesante historia që dëgjuat? _________________________________________________________________________________________________________________________Pse ju duket e tillë?_________________________________________________________________________________________________________________________A ju duket e drejtë mënyra se si është zgjidhur situata e historisë që dëgjuat?_________________________________________________________________________________________________________________________Ju pëlqyen argumentet e përdorura për zgjidhjen e situatës?_________________________________________________________________________________________________________________________Po ju, si do ta kishit zgjidhur këtë situatë?_________________________________________________________________________________________________________________________BashkëbisedojmëLexojmë32

