Page 35 - Demo
P. 35


                                    Kasëm Trebeshina (1926-2017) i botoi krijimet e tij të para letrare në fillim të viteve ’50, më pas iu ndalua e drejta e botimit. Ai kërkonte të shkruante një letërsi të lirë, larg ndikimeve politike. Pavarësisht censurës dhe presionit të kohës, Trebeshina vazhdoi të shkruante poezi, tregime, novela, si dhe romane e drama.Një jetë e vështirë Personazhi i këtij tregimi është fara e një bime. Aty përshkruhet rruga nëpër të cilën kalon kjo farë, nga çasti që mbillet deri në momentin që piqet dhe jep frytet e saj. Trebeshina përshkruan ciklin jetësor të farës, të gjitha shndërrimet dhe vështirësitë që kalon ajo. Këto vështirësi nuk vijnë vetëm nga natyra, si: errësira, lagështira, i ftohti, por edhe nga gjallesa të tjera më të forta. Pavarësisht këtyre, ajo, me historinë e jetës së saj, arrin të ndihmojë edhe të tjerët. Simbolika e bimës në këtë tregim është shumë e rëndësishme, sepse nëpërmjet saj kuptojmë se çdokush në jetë përballet me shumë vështirësi. Dhe janë pikërisht këto vështirësi që të kalitin dhe të bëjnë më të fortë. Gjithkush ka historinë e jetës së tij, erëndësishme është që secili të ndihet krenar për rrugën në të cilën ecën dhe rritet. Para leximitErrësirë.Në tokën e hapur nga plugu ishte mbjellë edhe fara e një bime...Dhe shirat e vjeshtës filluan të binin!...Lagështira e tokës nuk e linte ajrin të hynte në thellësinë e mbjelljes!... Dhe kokrra e vogël e bimës zbutej dhe zmadhohej nga lagështira, por nuk po e çante dot cipën e hollë që po i qëndronte forcës për të çelur.Më në fund, një bisk në nisje e çau cipën e hollë dhe u godit me tokën!... Bisku i porsaçelur u mbulua me baltë!...Bisku u mundua të mënjanohej dhe qau. Bima e mjerë, porsa u përplas me jetën, u godit prej saj!...Koha kalonte ... Bima e vogël dalëngadalë i nguli rrënjët thellë dhe kokën po e ngrinte gjithnjë e më lart përmes tokës me lagështi. Ashtu filloi të shihte rrotull dhe ashtu nisi të shihte dritën e diellit dhe të ndiente të ftohtin që vinte duke u shtuar.Një ditë, fryu një erë aq e ftohtë, sa bima kujtoi se mbaroi... Dhe sikur të mund të tregonte, do të thoshte se ajo qe dita më e zezë në jetën e saj.Por nuk ishte e vërtetë! Ditë më të këqija dhe vuajtje më të mëdha po e prisnin!...Dhe, prapëseprapë, bima e vogël gjithnjë rritej duke e drejtuar me guxim kokën e saj përmes erërave dhe shirave që sa vinin e shtoheshin.Një ditë, pas një shiu me erë, gati sa nuk mbaroi dhe u shtri mënjanë. Shiu që vazhdonte të binte e ngjiti përtokë aq keq, sa, kur filloi të ndihej më mirë, kujtoi se e kishin varrosur të gjallë!... Me dhembje dhe e kërrusur filloi të ngrihej... Dhe vetëm pas disa ditësh nisi të ndihej më e gjallëruar!... Ashtu jeta po shtyhej më tej me dhembje dhe mundime.Lexojmë33Tekste nga jeta reale
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39