Page 36 - Demo
P. 36
plug – vegël bujqësore për të punuar tokën. bisk – filiz, bimë e vogël. e murrme – ngjyrë gri në të zezë. tatëpjetë – drejtim i një rruge nga lartposhtë. ogiç – qengj i urtë e i mësuar, që i shkon pas bariut a një fëmije, manar.e gjymtuar – që i është prerë ose i është dëmtuar rëndë një gjymtyrë. grunjërat – gruri nëpër ara.Krisi të ftohtit e dimrit...Një natë, kur re të murrme kishin mbuluar qiellin, filloi të binte borë me flokë gjithnjë e më të mëdhenj. Një shtresë e madhe bore mbuloi tokën. Bima e shkretë u gjend e mbështjellë me një mbulesë të bardhë... Dhe rrotull nuk dukej gjë prej gjëje!...Kur... Aty afër saj u bë e gjallë një krijesë tjetër si ajo!... Ishte një gjë e mirë kur ndjenë se nuk ishin vetëm në atë shkreti të bardhë. Të lodhura dhe me shpresë, ranë në një gjumë të thellë.Dëborërat vazhdonin të binin njëra pas tjetrës gjatë gjithë dimrit dhe bimët vazhdonin gjumin të patrazuara.Prill. Livadhet ishin mbuluar me blerim. Dëbora po shkrinte dhe niste tatëpjetë rrëketë e pranverës. Vjollcat çelën anës livadheve dhe shpërndanin një aromë të këndshme. Ogiçat blegërinin dhe hanin barin e njomë. Larg, dikush i binte një borie shelgu. Bima, dita-ditës, po rritej në mënyrë të habitshme... Dhe, duke u rritur, mendonte se për të kishin mbaruar kohët e këqija. Por jo!... Një ogiç i vogël hyri në arë dhe e hëngri bimën gjer në rrëzë!...Qau bima e gjymtuar... Dhe nuk kishte më shpresë që ta ngrinte kokën!... Me dhembje shikonte shoqet e saj që ishin tri herë më të mëdha!... Por përsëri edhe ajo po rritej!... Me kohë, plagët iu shëruan ... Edhe trupi filloi t’i lartohej dhe forcohej!...Maji e gjeti të barabartë me shoqet e tjera. Bima dukej sikur u tregonte shoqeve historinë e asaj që kishte përjetuar dhe dëgjonte prej tyre histori që ngjanin dhe nuk ngjanin me njëra-tjetrën.Vapë qershori. Gjinkallat ia kishin krisur këngës me tërbim!...Grunjërat filluan të piqeshin... Ashtu edhe ajo bima që nuk i kujtonte më hallet e jetës që kishte kaluar. Në lumturi, të gjitha harrohen.Flladi i pasdrekës po i freskonte të gjitha bimët. Në mes të asaj freskie, bima kujtonte me krenari se jeta e saj nuk kishte qenë e kotë!... Ajo e kishte gjetur vendin e saj në jetë dhe, me jetën e saj, mund të ndihmonte edhe të tjerët!...Dielli po perëndonte... Por ajo ishte e sigurt se ai do të lindte për atë vetë dhe për të tjerët, që jeta të shtyhej në jetë!FjalorRrëfimtariRrëfimtari (tregimtari) është dikush i krijuar prej autorit, për të treguar rreth ngjarjeve e personazheve që marrin pjesë në veprën letrare. Tregimtari ndonjëherë është personazh i ngjarjeve që rrëfen. Ndonjëherë, ai nuk ka lidhje me ngjarjen, por thjesht funksionin ta tregojë atë. Herë-herë, tregimtari paraqitet si dëshmitar pa qenë pjesë e ngjarjeve (kronikan), herë të tjera rrëfen diçka që ia kanë treguar të tjerët.Në disa raste rrëfimi bëhet në vetën e parë. Ai që tregon është vetë pjesë e zhvillimit të ngjarjeve, një personazh pjesëmarrës në ngjarje, i cili ndërvepron me personazhet e tjerë. Lexuesi/ja i i njeh ngjarjet dhe marrëdhëniet mes personazheve nëpërmjet syve të tij. Ky tip rrëfimtari flet nga brenda historisë; e di, pashë, e kuptova etj., ndaj ndryshe quhet rrëfimtar i brendshëm. Kur tregimtari përfshihet vetë në veprën e tij letrare, ndihet roli subjektiv i tij, megjithatë ai nuk mund të njëjtësohet me vetë autorin, sepse është një krijim letrar. Lexojmë34

