Page 37 - Demo
P. 37
Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Përgjigjuni pyetjeve. Për kë rrëfehet në këtë pjesë? Kur zhvillohen ngjarjet? Cilat ishin ditët më të vështira që kaloi bima? Si u gjymtua bima në prill? Arriti bima të rritej, aq sa të prodhonte?Analizojmë tekstin 2 Pse ky tregim mban titullin “Një jetë e vështirë”? 3 Pse autori flet për ndjenja të lules, si të ishte njeri? A gjeni të përbashkëta (paralelizëm) mes jetës së lules dhe jetës së shkrimtarit? Ku duket kjo? Nënvizoni në tekst fjalët që tregojnë ndjenja apo përjetime të tilla. 4 Kur bima zbuloi se kishte edhe të tjera si ajo në dëborë, u ndie e lumtur. Interpretoni nevojën për shoqëri që shfaq bima, duke vënë në dukje tiparin kryesor të njeriut si qenie shoqërore. 5 Si e kuptoni fjalinë: “Në lumturi, të gjitha harrohen”? Tregoni një rast nga jeta juaj. 6 Bima personifikon njeriun dhe ecurinë e tij në jetë përmes vështirësive. Po stinët e vitit, çfarë përfaqësojnë?7 Në çfarë mënyre mund t’i ndihmonte edhe të tjerët bima, kur u rrit? A mund të ndikojë apo të ndihmojë dikë historia e të tjerëve? Diskutoni rreth rasteve të tilla që mund të keni dëgjuar dhe argumentoni. Gjuha e tekstit 8 Autori përdor shumë mbiemra për të dhënë gjendje dhe përjetime të bimës. Gjejini në tekst këta mbiemra dhe nënvizojini.9 Teksti është ndërtuar me një gjuhë të pasur e të figurshme, për të shprehur përjetimin emocional. Gjeni në të dhe shënoni shprehje të tilla, si: Ishin vetëm në atë shkreti të bardhë. Të lodhura dhe me shpresë... _________________________________________Detyrë Përshkruani ciklin tuaj jetësor, që nga momenti që keni lindur (nëpërmjet kujtimeve që ju kanë treguar prindërit) deri në ditët e sotme, duke pasur parasysh këto elemente:Kur ju ka lindur, nëna juaj ka pasur një lindje të thjeshtë? Keni qenë fëmijë i shëndetshëm, apo keni pasur nevojë për ndihmë shëndetësore?A ju ka ndodhur ndonjë ngjarje e veçantë gjatë fëmijërisë?Si jeni ndier, kur dikush ka vepruar padrejtësisht me ju?Si jeni ndier, kur keni kuptuar se problemet tuaja i kanë edhe fëmijë të tjerë?A jeni ndier mirë, kur keni kuptuar se problemet tuaja janë pjesë e rritjes?A ndiheni krenar për mënyrën se si i keni kaluar vështirësitë?Lexojmë35

