Page 38 - Demo
P. 38
Odhise Grillo (1932-2003) është autor i mirënjohur i letërsisë shqipe për fëmijë. Ai i ka lëvruar të gjitha gjinitë e llojet letrare: vjershën, poemën, fabulën, tregimin, novelën, përrallën, romanin. Ka përshtatur për fëmijë vepra shumë të rëndësishme si: “Lahuta e malësisë” e Gjergj Fishtës ,“Historia e Skënderbeut” e Naim Frashërit etj. Kthimi i Skënderbeut në KrujëKjo pjesë është shkëputur nga romani “Historia e Skënderbeut”, i shkrimtarit Odhise Grillo. Romani është një përshtatje për fëmijë e poemës epike historike “Istori’ e Skënderbeut” e Naim Frashërit. Në roman, rrëfehen ngjarjet e jetës së heroit tonë kombëtar, që nga lindja e tij, më tej marrja peng prej osmanëve, kthimi i tij në Krujë dhe betejat që ai bën. Pjesa e mëposhtme rrëfen pikërisht kthimin e Skënderbeut në Krujë dhe harenë e madhe që ka kapluar mbarë vendin, falë ardhjes së kryetrimit në Arbëri.Para leximitGëzohu, o Arbëri, se po të vjen dita e lirisë! Zbukurohu me kurora plot me lule e dafina! Shpalosi flamurët e kuq me shqiponjën dykrenare në mes! Zhvishi rrobat e zisë që ke mbajtur veshur për aq vjet! Mirë se na vjen, o verë, në viset arbërore!Ardhsh përherë e gëzuar, për shekuj e shekuj të tërë, ashtu siç po vjen sivjet! Ngrehuni edhe ju, o të vdekur nga varri dhe gëzoni tok me të gjallët, se Arbërisë po i buzëqesh liria!Po vjen Skënderbeu, prandaj po zbardh fusha e po ndrit mali nga armët e trimërisë. Po vjen Skënderbeu, prandaj hingëllin kali e s’mbahet dot, se po sjell mbretin e Arbërisë në atdhe!* * *Skënderbeu me trimat e vet nga pas, hipur në kuaj e armatosur si jo më mirë, u futën në qytet me këngë në gojë dhe me britma gëzimi e hareje. Osmanët, që ndodheshin në Krujë në fillim, deshën të mos i pranonin e t’i kundërshtonin, por kur morën vesh se cili kishte ardhur në krye të tyre, ngritën përpjetë flamurin e bardhë dhe po rrinin sus. Pritnin me ankth si do t’u vinte filli...Nga të katër anët e qytetit, u lëshuan si përrenj të vegjël krutanët dhe në qendër formuan një lumë të madh njerëzor, që po i ngjitej kalasë duke brohoritur:– Rroftë liria!– Rroftë atdheu!– Rroftë Skënderbeu!si do t’u vinte filli – si do të shkojë më tej, si do të shkojë puna.FjalorLexojmë36Tekste nga jeta reale

