Page 39 - Demo
P. 39
Nga gjithë vendi u nisën me qindra e mijëra vetë për në Krujë, për të parë mbretin, për të përshëndetur Gjergjin, për të përgëzuar shpëtimtarin, për të parë Skënderbeun, birin e madh të Arbërisë. Pleqtë që e kishin njohur qysh kur ishte i vogël dhe e kishin përcjellë në Adrianopojë me lot në sy, vajtën dhe e puthën në duar dhe në ballë duke qarë. Fëmijët e rrethuan, e mbushën me tufa lulesh dhe morën valle tok me të. Gëzim e hare më të madhe s’kishte parë kurrë Kruja me sy. As këngë e as valle nuk kishte dëgjuar e parë si atë ditë!Skënderbeu i priti, i ngjatjetoi e i falënderoi të gjithë me radhë, të mëdhenj e të vegjël, dhe pastaj tha:– Më sillni këtu komandantin e fortesës!Sakaq, komandanti osman u dha në shesh kokulur e sypërdhe.– Më dëgjo mirë, o Osman, – se kështu quhej. – Sulltani e hëngri fjalën që i dha tim eti dhe e pushtoi Arbërinë, – tha Skënderbeu. – Vrau, dogji e shkretoi dhe mua nuk më rrëfeu asgjë. M’i mbajti të fshehta të gjitha mynxyrat që mbuluan Arbërinë. M’i mbajti të fshehta gjëmat që gjetën prindërit e vëllezërit e mi. Ja, kështu m’i shpërbleu mundimet e mia dhe fitoret që korra në Azi e Evropë. Më goditi me thikë pas shpine! Më gjakosi e ma bëri me pabesi. Dhe e dini pse ndodhi kështu? Se sulltani për ligj ka djallëzinë, ligësinë dhe poshtërsinë.Unë nuk jam si Murati. As pendë nuk do t’ju prek, po të më dëgjoni fjalën. Qysh nesër, të ngriheni e të shkoni në punën tuaj, larg Arbërisë! Dëgjove? Dhe mos guxoni të ktheheni më, se nuk do t’ju lë as nam, as nishan. Do t’ju hanë korbat e këtyre gërxheve!Osmani nuk bëri as gëk, as mëk, po uli kokën dhe doli jashtë. Të nesërmen në mëngjes, mori rrugën për në Adrianopojë, në krye të ushtarëve të vet. Disa që nuk dëgjuan fjalën e Skënderbeut, po ngritën jataganin kundër tij, hëngrën dhe.Sa morën vesh këtë lajm, edhe në fortesat e tjera të Arbërisë nuk mbeti më këmbë osmani. ngjatjetoj – përshëndet dikë duke i thënë “tungjatjeta”.mynxyrë – fatkeqësi apo e keqe shumë e madhe.gërxh – shkëmb i ashpër e me thepa; vend me shkëmbinj të tillë.jatagan – shpatë me majë të kthyer, me dorezë zakonisht të stolisur.FjalorLexojmë37

