Page 40 - Demo
P. 40


                                    Arbëria e hoqi shaminë e zezë, që e kishte të ulur gjer poshtë te sytë, dhe nisi të priste e të përcillte miqtë që po i vinin nga të katër anët e Evropës. Erdhën të dërguar nga të gjitha mbretëritë, me urime e kanisqe. Kur u kthyen shoqëruesit në kështjellë, Skënderbeu tha:– Më ka marrë malli për shtëpinë. Dua ta shoh edhe një herë. A është si e kam lënë, kur isha fëmijë?E shpunë para shtëpisë, që ishte bërë gërmadhë, dhe në cep të syrit i ndriti një pikë lot. U ul në gjunjë e puthi pragun, ashtu si do të kishte puthur të ëmën e të atin.Sa u ngrit, përpara i dolën të pesë motrat, veshur këmbë e kokë me të zeza. E përqafuan me mallin e madh të motrave, se vetëm ai u kishte mbetur, se atë e kishin si dritën e syve. Qanin e s’pushonin dot. I kishte mbytur mallëngjimi.– O motra të dashura! – u tha Skënderbeu. – I fshini lotët, hiqni rrobat e zisë dhe merrni pjesë në këtë gëzim që ka tërë Arbëria. Gëzoni edhe për vëllezërit që na ikën. Gëzoni edhe për prindërit që na lanë.Dhe ato, në atë çast, u veshën me të bardha, ashtu siç u vesh gjithë Arbëria atë ditë.Në sheshin e kalasë u mblodhën të mëdhenj e të vegjël. Pa kishin ardhur edhe princat e komandantët nga e gjithë Arbëria dhe pritnin Skënderbeun. Kishin ardhur Lekë Dukagjini me nam e Zaharia Gropa trim, Tanush Topia i urtë e mendjeshumë dhe Gjon Shpata i dëgjuar. Pa kishin ardhur Lato Gjata nga Labëria, Maneshi nga Berati, Moisiu nga Dibra, Kont Urani e Bashdar Nartioti, Pal Dushmani e Gjon Koka, të gjithë trima e të gojës, që u priste shpata e gjuha në të dy anët. Osmanët e njihnin mirë trimërinë e tyre, se e kishin provuar në kurriz.A e keni parë diellin si ndriçon në qiell? Ashtu ndriçonte edhe mbreti i Arbërisë, Skënderbeu! Skënderbeu erdhi e zuri vend në mes të tyre si i barabarti në mes të barabartëve, i thjeshtë e i dashur, i urtë e burrë i fjalës dhe i shpatës, si gjithë të tjerët që kishte përreth.Tërë sheshi buluriti:– Rroftë Skënderbeu!U ngritën në këmbë princa e komandantë dhe thirrën:– Rroftë Skënderbeu!kanisk – peshqesh a dhuratë që i dërgon dhëndri nuses.shpunë – çuan dikë a diçka në një vend, e përcollën a shoqëruan diku.bulurit – buçet.dolli – ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti.FjalorLexojmë38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44