Page 41 - Demo
P. 41


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Përse gëzojnë Kruja e Arbëria?b) Kush e shoqëronte Skënderbeun gjatë kthimit të tij në atdhe?c) Çfarë i tha Skënderbeu Osmanit?ç) Me çfarë veprimi e shpreh Skënderbeu mallin për shtëpinë e tij?d) Përse janë të veshura me të zeza motrat e Skënderbeut?dh)Kush u mblodh në shesh për të festuar ardhjen e kryetrimit?e) Si përshkruhet natyra në tekst? A dalloni ngjashmëri midis natyrës dhe gjendjes shpirtërore të krutanëve?Analizojmë tekstin2 Qarkoni alternativën që tregon kuptimin e secilës thënie.Lekë Dukagjini me nam. a) Lekë Dukagjini ishte shumë i njohur.b) Lekë Dukagjini bënte dëme.U ngritën në këmbë ushtarët e populli që mbushnin sheshin dhe thirrën:– Rroftë Skënderbeu!Dhe komandantë e ushtarë, princa e popull shkuan dhe e zunë për dore. I dhanë fjalën e besën e arbrit se do ta ndiqnin nga pas gjithë jetën, se me të në krye do të fitonin mbi çdo armik, se anembanë Arbërisë do të valonte i lirë flamuri ynë. Sa morën vesh këtë lajm, vrapuan mbretërit e Evropës dhe e mbuluan me lëvdata e dhurata. E uruan Skënderbeun, se donin ta kishin edhe mik, edhe mburojë kundër furisë e egërsisë osmane. Në Krujë e kudo nisi kënga e vallja, u ngritën dollitë e mirësitë dhe festa s’pushonte as natën e as ditën. Festonte Kruja e festonte Arbëria. Festonin ditët e lirisë.Kompozicioni Kompozicioni është mënyra sesi ndërtohet vepra letrare, si paraqitet subjekti dhe gjuha, si grupohen e si zbërthehen, si bashkohen në një tërësi të vetme të gjitha elementet e veçanta të veprës. Në kompozicion dallohet: Hyrja (parashtrimi), e cila na njeh me mjedisin ku do të zhvillohet veprimi, si dhe rrethanat që e kanë nxitur atë. Në hyrje njihemi me personazhet që marrin pjesë në vepër dhe me situatën fillestare.Thurja (pika e lidhjes), e cila krijohet në momentin kur fillon veprimi i veprës dhe në saje të së cilës lindin ngjarjet e mëvonshme në veprën letrare. Këtu përshkruhet konflikti dhe kontradiktat që ndodhin në vepër, të cilat karakterizohen përmes personazheve që veprojnë aty.Zhvillimi i veprimit, i cili paraqet ecurinë e ngjarjeve në një vepër letrare. Zhvillimi i veprimit kryhet përmes karaktereve, ngjarjeve të lidhura mes tyre, në mënyrë që të krijohet intriga (apo ngatërresa).Kulminacioni, i cili është momenti kur subjekti a ngjarja arrin kulmin e tensionit. Zakonisht, këtu zbulohet plotësisht thelbi i temës qendrore, ideja poetike dhe karakteri i personazheve kryesore.Zgjidhja e veprimit, e cila simbolizon përfundimin e natyrshëm të subjektit. Shpesh zgjidhja vjen menjëherë pas çastit kulmor. Lexojmë39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45