Page 42 - Demo
P. 42
Studim tekstiTanush Topia, i urtë e mendjeshumë. a) Tanush Topia ishte i heshtur dhe mendjemadh.b) Tanush Topia ishte i mençur dhe i ditur.Gjon Shpata i dëgjuar.a) Gjon Shpata ishte njeri që dëgjonte me vëmendje.b) Gjon Shpata ishte shumë i njohur. 3 Gjeni në tekst mbiemrat që përdoren për të treguar cilësitë e Skënderbeut.Interpretojmë tekstin4 Pse thuhet se Skënderbeu ishte i barabartë mes të barabartëve?5 Si e kuptoni thënien “Të gjithë trima e të gojës, që u priste shpata e gjuha në të dy anët”?6 Përse Skënderbeu i thotë Osmanit se ai nuk ishte si sulltani?7 Bashkëbisedoni rreth figurës së Skënderbeut dhe argumentoni përse ai konsiderohet heroi ynë kombëtar.8 Gjeni në internet kreun VI të poemës “Istori’ e Skënderbeut” të Naim Frashërit, që nis me vargjet: “Kruj’, o qytet i bekuar!/Prite, prite Skënderbenë,/ Po vjen si pëllump i shkruar,/ Të shpëtonjë mëmëdhenë”. Krahasoni vargjet e poemës me pjesën që lexuat. A i qëndron besnik autori poemës që ka ritreguar?Detyrë Gjeni pjesë të tjera letrare që i kushtohen heroit tonë kombëtar. Bëni një përmbledhje, duke i klasifikuar sipas llojit.ShkruajmëShfrytëzoni figurat që shoqërojnë këtë pjesë letrare për të shkruar një tregim të shkurtër për Skënderbeun.– Organizojeni rrëfimin sipas strukturës hyrje – zhvillim – mbyllje.– Përcaktoni personazhet e rrëfimit tuaj.– Përcaktoni vendin dhe kohën ku do t’i vendosni ngjarjet. Përdorni sa më shumë mbiemra dhe ndajfolje për ta arritur këtë.– Zgjidhni të rrëfeni:në vetën e parë, kur jeni edhe vetë pjesëmarrës në ngjarje;në vetën e tretë, kur tregoni për të tjerë dhe nuk jeni pjesëmarrës në ngjarje;përmes dialogut, kur rrëfeni në ligjëratë të drejtë.– Gjeni një titull tërheqës për lexuesin/en.– Kur të përfundoni, rishikojeni tregimin për të verifikuar të gjitha elementet e tij.Lexojmë40

