Page 43 - Demo
P. 43
sqimë - kujdes i madh për të pasur një pamje të hijshme e të zgjedhur.blanë- shenjë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje a nga një sëmundje.Si veproni për të fituar vlerësimin e shokëve dhe të shoqeve të klasës?Në këtë tregim, autori austriako-hebre Jozef Roth rrëfen historinë e Antonit, një nxënës i rregullt e me rezultate të larta, qëmban brenda vetes një qëllim e dëshirë të fshehur: të bëhet senator. Si do të veprojë Antoni për t’i zënë vendin shokut të klasës?Komandanti i klasësPara leximitAnton Vancli vishej gjithnjë me sqimë dhe teshat i shndritnin nga pastërtia. As edhe një kokrrizë pluhuri nuk të zinte syri në xhaketën e tij, as edhe një vrimë sado të vogël në çorape, as edhe një të gërvishtur a ndonjë blanë në fytyrën e zbehtë e të lëmuar. Antoni rrallë merrte pjesë në lojë, nuk kacafytej kurrë me djemtë dhe kurrë nuk shkonte të vidhte mollë kuqalashe në pemëtoren e fqinjit. Antoni nuk e ngrinte kokën nga librat. Studionte nga mëngjesi deri natën vonë. Librat dhe fletoret i kishte të mbështjella me letër borë të bardhë dhe, në faqen e parë, me një shkrim aq të kujdesshëm e të imët për një fëmijë, ishte shkruar emri i tij. Dëftesat, tërë nota të shkëlqyera, ishin palosur për merak në FjalorJoseph Roth (Jozef Roth) (1894 –1939) ka qenë gazetar dhe shkrimtar i mirënjohur austriak. Ai njihet për veprat e tij që përshkruajnë jetën dhe peripecitë e familjeve hebraike, që u zhvendosën nga Evropa Lindore drejt asaj Perëndimore gjatë Luftës së Parë Botërore. Shkrimet e tij gazetareske janë të gjalla edhe plot ngjyra. Ai madje ka botuar edhe shkrime me kujtime nga udhëtimi në Shqipëri. Në shekullin XXI, kritika letrare e riktheu vëmendjen te vepra e tij letrare dhe te mesazhet e rëndësishme që ajo përcjell.Lexojmë41Tekste nga jeta reale

