Page 44 - Demo
P. 44


                                    një zarf të madh ngjyrë tulle dhe ishin vendosur tërë kujdes pranë albumit të pullave të postës, të cilin shokët ia kishin më shumë zili se dëftesat e shkëlqyera.Antoni ishte djali më i urtë i shkollës dhe i lagjes. Në shkollë ulej pa fjalë me krahët e “lidhur”, siç e kërkonte rregullorja, dhe e ndiqte çdo fjalë të mësuesit me sytë e gjithëdijshëm. Kuptohet që ishte i pari i klasës. E merrnin gjithnjë si shembull në klasë, fletoret s’kishin shenja të kuqe korrigjimi, përveç notës dhjetë që rregullisht shkëlqente poshtë detyrave të tij. Antoni përgjigjej me qetësi e maturi, ishte gjithnjë i përgatitur, kurrë nuk shtirej si i sëmurë. Rrinte në bankë si ta kishin gozhduar pas ndenjëses. Gjëja që e mërziste më shumë ishin pushimet mes orëve të mësimit. Të gjithë duhet të dilnin, të ajrosej klasa, vetëm “komandanti i klasës” qëndronte. Antoni rrinte në oborr, strukej i ndrojtur pas murit dhe s’guxonte të bënte çap nga frika se mos e përplaste dhe e rrëzonte përdhe ndonjë nga shokët që bridhnin potershëm. Dhe kur binte zilja, Antoni merrte frymë i lehtësuar. Me hap të përmbajtur e të rregullt, njëlloj si drejtori, ndiqte pas turmën e vogël poteremadhe të nxënësve, ulej tërë kujdes në bankë, nuk këmbente fjalë me askënd, ngrihej i drejtë si qiri dhe ulej si robot në ndenjëse sapo mësuesi jepte komandën “Uluni”.Por… Antoni nuk ishte fëmijë i lumtur. Një ambicie përvëluese po e hante të gjallë. Një vullnet i hekurt për të shkëlqyer, për t’ua kaluar tërë shokëve, thuajse ia shteronte krejt ato pak fuqi që kishte. Antoni kishte një qëllim dhe vetëm një: donte të bëhej “komandant klase”. Tani ishte një tjetër, në fakt, një nxënës “më pak i shkëlqyer”, por që ishte më i madhi i klasës dhe mosha më e madhe kishte ngjallur besimin e mësuesit. “Komandanti i klasës” ishte, në njëfarë mënyre, zëvendësi i mësuesit. Në mungesë të tij, ky nxënës kaq i privilegjuar duhet të kujdesej për shokët, “të piketonte” ata që bënin zhurmë dhe t’i kallëzonte te mësuesi, të kujdesej që tabela e zezë të ishte gjithnjë e fshirë, shtupa që fshinte tabelën të ishte përherë e njomë dhe shkumësi majëmprehtë; gjithashtu duhet të mblidhte paratë për fletoret, kallamarët, për riparimin e mureve të ciflosura dhe xhamave të thyer. Një detyrë e tillë i linte mbresë të thellë Antonit të vogël. Netëve pa gjumë kurdiste plane të djallëzuara hakmarrjeje, duke vrarë mendjen pa fund se si t’i vinte bërrylin “komandantit të klasës” për ta marrë ai këtë detyrë kaq të nderuar. Një ditë, i shkrepi në mendje ideja e duhur. “Komandanti i klasës” i kishte fort për zemër lapsat dhe bojërat me ngjyra; gjithashtu kishte dobësi për kanarinat, pëllumbat dhe zogjtë e pulës. Me të tilla dhurata mund t’ia prishje mendjen lehtë dhe dhuruesi mund ta kthente klasën përmbys, po të donte e t’ia hidhte pa lagur. Pikërisht këtë dobësi duhet të shfrytëzonte Antoni. Ai nuk bënte kurrë dhurata. Por, këtë herë çap - hap.potershëm - zhurmshëm. piketonte - këtu: shihte.kallamar - kuti ku mbahej boja e shkrimit.PortretiPortreti është paraqitja e pamjes së jashtme të njeriut (fytyrës, trupit, veshjes etj.). Herë-herë thuhet “Portret i brendshëm” ose “Portret moral”, duke nënkuptuar bashkësinë e tipareve të karakterit të njeriut, botën e ndjenjave e të mendimeve të tij.FjalorLexojmë42
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48