Page 45 - Demo
P. 45
Studim tekstiveproi ndryshe. Në klasë ish një djalë aq i varfër, saqë nuk paguante as detyrimet e shkollës. Ja, pikërisht kjo ishte zgjidhja. Antoni i kishte të gjitha mundësitë të kryente një operacion të shkëlqyer. Ai vetë do t’i jepte djalit të varfër një dhuratë për komandantin e klasës. Djali i varfër ishte në të vërtetë viktima e përditshme e vesit që kishte komandanti i klasës për të kallëzuar, por në këtë rast ai do ta mbyllte gojën.“Komandanti i klasës” nuk mund ta kallëzonte Antonin, sepse askujt s’i shkonte mendja se mund të bënte prapësi. Askujt s’i shkonte mendja që synonte vendin e “komandantit të klasës”. Ai do ta mbante afër djalin e varfër dhe do t’i zbulonte mësuesit korrupsionin e tiranit të klasës. Kështu, të gjithë do ta gjykonin veprimin e tij si të drejtë, të respektueshëm dhe guximtar. Dhe pas kësaj, askush tjetër s’do të kishte gojë ta kërkonte vendin e lirë të “komandantit të klasës” përveçse Antonit. Nuk vonoi dita kur Antoni mori zemër dhe ia çori maskën “komandantit të klasës”. Ai u shkarkua menjëherë nga detyra dhe Anton Vancli u caktua tërë pompozitet “komandant klase”. Më në fund, ia doli mbanë.pompozitet - diçka që bëhet për dukje a për bujë.Personazhet Personazhet janë krijuar nga shkrimtari për të thurur (gjeneruar) historinë që tregohet në roman. Ata kryejnë veprimet në ngjarje dhe në rrethana të caktuara. Në disa raste, janë personazhet që e tregojnë historinë dhe marrin rolin e rrëfyesit. Personazhet mund të jenë kryesorë ose dytësorë, në varësi të rëndësisë që kanë në subjektin e veprës. Ata mund të jenë protagonistë ose antagonistë, në varësi të karakteristikave të tyre psikologjike dhe veprimeve që kryejnë. Kuptojmë tekstin1 Cila ishte ambicia e Antonit?2 Çfarë i pengonte planet e tij?3 Cilat ishin detyrat e komandantit të klasës?• Shkruani nga një fjali përmbledhëse për dy paragrafët e fundit të tregimit.__________________________________________________________________________________________________________________________________________________• Ritregojeni pjesën duke u mbështetur në përgjigjet e mësipërme.Analizojmë tekstin4 Në tabelën e mëposhtme janë zgjedhur disa nga shprehjet me të cilat autori përshkruan paraqitjen e jashtme të Anton Vanclit. Duke plotësuar tabelën, bëni lidhjen ndërmjet paraqitjes së jashtme dhe botës së brendshme të personazhit kryesor.Përshkrimi në tekst Çfarë tregon për karakterin e personazhit?vishej ... me sqimëteshat i shndritnin nga pastërtiaFjalorLexojmë43

