Page 5 - Demo
P. 5


                                    HyrjeTeksti Gjuha shqipe 8 mbështetet në kërkesat dhe kriteret e caktuara nga programi i lëndës së Gjuhës shqipe, shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, dhe zbërthen kompetencat kyçe dhe ato të lëndës, të strukturuara sipas fushave të studimit.Gjuha shqipe 8 synon t’i përfshijë nxënësit/et në veprimtari të gjera të të nxënit, përmes së cilave pritet të fitojnë aftësi, shprehi dhe vlera të gjithanshme.Përmes këtij teksti, nxënësit/et do të aftësohen për ta përdorur gjuhën në situata të larmishme dhe do të fitojnë shprehi që lidhen me aftësitë e tyre për ta dëgjuar, folur, lexuar dhe shkruar atë në një nivel të përshtatshëm për moshën e tyre. Kjo gjë do të arrihet përmes përfshirjes së tyre në veprimtari të gjera ndërvepruese dhe bashkëpunuese, në veprimtari krijuese dhe në projekte, duke i zhvilluar dhe rritur intelektualisht dhe gjuhësisht. Përmes këtij libri, synohet aftësimi i nxënësve/eve për zhvillimin e kulturës së përgjithshme dhe të shkathtësive të komunikimit krahas përdorimit të drejtë të gjuhës në situata të ndryshme. Gjithashtu, synohet formimi i mëtejmë kulturor e gjuhësor, përvetësimi i dijeve dhe formimi i personalitetit, duke përfshirë këtu edhe kulturën e sjelljes dhe të komunikimit. Për të përmbushur synimet e mësipërme, të shpalosura në program, struktura e këtij teksti i orienton nxënësit/et drejt pasurimit të fjalorit, përdorimit të drejtë të gjuhës, hartimit të tregimeve, përshkrimeve, udhëzimeve, argumentimeve, zhvillimit të imagjinatës dhe kreativitetit, si dhe drejt kultivimit të aftësive për të gjykuar e vlerësuar.Teksti përbëhet nga dy pjesë.Pjesa e parë përfshin fushat përmbajtësore të programit, që lidhen me: zhvillimin e shkathtësive të komunikimit: të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit, të cilat, të gërshetuara me njëra-tjetrën, krijojnë një ansambël njohurish dhe praktikash ndërvepruese në tërë rrjedhën e tekstit.Pjesa e dytë e tekstit, e emërtuar “Njohuri për gjuhën”, zbërthen në mënyrë shkencore dhe didaktike tema dhe kompetenca, të cilat lidhen me leksikologjinë, gramatikën (fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën e shqipes), në vazhdimësi të programit të klasës së shtatë.Kjo pjesë krijon mundësinë për ta njohur dhe përdorur drejt sistemin morfo-sintaksor dhe drejtshkrimor të shqipes. Gërshetimi i pjesës së parë të lëndës me pjesën e dytë është një tipar tjetër i Gjuhës shqipe 8, i cili mundëson dhe lehtëson punën me llojet e teksteve dhe me njohuritë për gjuhën. Ju urojmë rrugëtim të mbarë në eksplorimin e gjuhës sonë!3
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10