Page 50 - Demo
P. 50
Fjolla Spanca lindi në Mitrovicë, në vitin 1993. Është aktiviste e shoqërisë civile dhe të të drejtave të grave. Ajo ka shkruar shumë artikuj artistikë e publicistikë dhe është vlerësuar me çmime për veprimtarinë e saj krijuese. Kur flokët e para t’borës niseshin për me e përqafue tokën, gzimi jonë s’kish t’përthekuem! I mbaronim detyrat shpejt e shpejt... mandej gjellën me lakna, turshi, bukën e kallamojtë, pasulin me mish të terun, kungullin e pjekun, piten me djath, kosin, votë me mjaltë... kreeejt, kreeejt i kemi hongër,veç me na lonë me dal jashtë....Me kapuç e doreza, me sajën e bacit n’kurriz i ngjisnim shkallët plot borë n’oborr t’dajve! Nana ish mas neve, na rujke derisa na dilnim n’krye t’mahallës!Si ushtri, rreshtoheshim dy nga dy, e nisnim me rrëshkit n’borën e parë! Rrzoheshim e çoheshim me lotët e gazit e tuj ia kapun dorën njani-tjetrit e vazhdonim lojën! Herë mas here, n’çdo ballkon e oborr t’lagjes, dilte nana a motra e madhe e njanit prej nesh, me na kontrollue se a ishim të tanë mirë...Natyra, Kiki, Doni, Floriana, Sihana, Allma, Tuki, Lena, Trimi, Lenti, Albana, Ilja, Valoni, Besa, Shpresa, Parlotja, Gresa, Gramosi, etj. etj. etj... sa shumë jena kanë! Hala ma shumë jena knaq!Jemi idhnu - jemi pajtu: kemi qesh e kemi gzu, me topa bore e dardaleca! I kemi nda copat e bukës; e gjithë kemi pasë! Shumë ama kemi pasë! Kemi kërkue falje e jemi knaq me pak! Me fjolla bore kur kërcejshim n’sokak!Shpija e bacit (gjyshit Hamdi) gjithmonë ka qenë e bardhë, e madhe, e paqtë! Aty mblidheshim të tanë, t’qullosun e pak t’mavijosun! Bajshim zhurmë derisa fillonin lajmet! Kur e kthente baci kryet me na kqyrë, na e kuptojshim se kish ardhë koha me u shtri... pak protestë tuj i ngjitun shkallët e katit t’dytë; pastaj plooot t’qeshuna derisa na mbylleshin sytë!Ca ma vonë, baci u thojke çikave t’veta (tezeve t’mija) që munden me dalë me saja, se fmijtë i kqyr ai vet... Atëherë, prej sipër e nigjojshim t’kërsitunën e derës së oborrit edhe gzimin e ‘fëmijëve’ që ia falnin dimnit t’qeshunat pa hile, prej loçkës së zemrës!Tregimi “Bora e fëminisë” përshkruan kujtimet e fëmijërisë, lojërat e bukura në dëborën e parë dhe harenë e një mjedisi të çiltër, ku mbizotërojnë dashuria dhe gëzimi i sinqertë i të vegjëlve. Çdokush mund të gjejë copëza të kujtimeve të fëmijërisë së vet në këtë tregim.Bora e fëminisëpërthekoj – 1. lidh thek më thek; 2. mbërthej, kopsit.sajë – slitë. mahallë – lagje.hala – ende.dardaleca – dordolecë.sokak – rrugë e shtruar me kalldrëm.tutë – frikë.Para leximitFjalorLexojmë48Tekste nga jeta reale

