Page 51 - Demo
P. 51
Studim tekstiKuptojmë tekstin1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve.a) Në cilën stinë zhvillohen ngjarjet e përshkruara në tregim?b) Në shtëpinë e kujt kishin shkuar fëmijët për të bujtur?c) Kush kujdesej për ta se mos lëndoheshin teksa luanin?ç) Cila ishte loja që i gëzonte më tepër fëmijët?d) Çfarë ndanin së bashku fëmijët?dh) Si e kuptonin fëmijët se kishte ardhur ora e gjumit? Pse protestonin ata?Analizojmë tekstin2 Në tregim thuhet: “I kemi nda copat e bukës; e gjithë kemi pasë! Shumë ama kemi pasë!” Çfarë tregon kjo për pasurinë e vërtetë gjatë atyre viteve të fëmijërisë?3 Ç’lloj ushqimesh janë ato që hanin fëmijët? 4 Kur të vegjlit flinin, cilët ishin “fëmijët” që dilnin të luanin me slitë?5 Çfarë ndjesie ju ngjall ky shkrim? Shënoni me .Qetësi. Nostalgji. Ankth. Frikë. Ëndërrim. Gëzim.Interpretojmë tekstin6 Si e kuptoni frazën “gzimi jonë s’kish t’përthekuem”?7 Cila është figura autoritare, por e dashur, që përmendet në tregim?8 Gjeni në tekst ku paraqitet antiteza mes anës materiale dhe anës shpirtërore.9 Rilexoni paragrafin e fundit të tregimit. Si mendoni, a ekziston sot realiteti i fëmijërisë që ka përshkruar autorja? Gjuha e tekstit10 I gjithë teksti është i shkruar në dialekt. Çfarë efekti krijon përdorimi i këtij varianti gjuhësor? Shënoni me dhe argumentoni alternativat që keni zgjedhur.Ngjall më tepër emocion te lexuesi/ja.Asnjë efekt.Shpreh karakter intim të përshkrimit.Ruan më mirë gjurmët e vendit ku kanë ndodhur ngjarjet.DetyrëShkruajeni tregimin duke e kthyer në shqipen standarde, aq sa është e mundur, pa ia prishur kuptimin. Ishin kohnat kur mahalla ish shpija jonë! Kohnat kur dashnija ka jetu pa kushte! Kur fmijtë me çizme plastike e çorape prej leshi, rriteshin pa tutë... kohna t’lehta, t’mira, t’thjeshta! Kohna t’patrazueme për shpirtin njomak! Kohna t’varfnisë! Stinë t’pasunisë, së patundshme!! Stinë dashnish t’vockla; andrrash t’mdhaja!Lexojmë49

